Vrasja e hendbollstit Denis Tot në Shkup, të pandehurit kërkojnë dënime më të vogla

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 15.05.2023, 14:30

Të dënuarit për vrasjen e kroatit Denis Tot, Anxhello Gjorgjievski, Klementina Levkovska dhe Andrej Kostovski kërkojnë rigjykim.

Ata para Gjykatës së Apelit i dhanë argumentet e tyre dhe konsiderojnë se nuk kanë kryer vrasjen, por edhe dënimet janë të larta. Sipas tyre, prokuroria gabon për shkak se Tot nuk mund të humb jetë me disa goditje për shkak të fizikut të sportistit.

““Ne presim që do të vërtetohen ankesat tona, presim që të anulohet aktgjykimi i shkallës së parë dhe të shkojmë në një gjykim të ri. Mendojmë se ka shkelje të procedurës, se nuk është vërtetuar gjendja faktike, është shkelur Kodi Penal, se dënimi është shumë i lartë”, u shpreh avokati, Bojan Vasillevski.

Në seancë ata mbrojtja dhe të pandehurit theksuan se Tot ka qenë i dehur, ndërsa avokati Ile Tanev tha se gjykata në mënyrë selektive i vlerëson dëshmitë.

“Gjykata kishte qasje selektive dhe i vlerësonte dëshmitë të shkojnë vetëm në dëm të Anxhello Gjeorgjievskit”, tha avokati i Anxhello Gjorgjevskit, Ile Tanev.

Ndryshe, Anxhello GJorgjievski dhe Klementina Levkovska u dënuan me 18 vjet burg, kurse Andrej Kostovski me 16 vjet burg për vrasjen e hendbollistit Denis Tot.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit