Punonjësit e Filarmonisë së Maqedonisë sot sërish në protestë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 15.05.2023, 08:55

Orkestra e Filarmonisë së Maqedonisë sot në ora 13:00 sërish do të protestojë para Ministrisë së Kulturës. Ata ende nuk kanë përgjigje dhe as zgjidhje në lidhje me vendimin që orkestra i sapo formuar të vendoset në objektin e Filarmonisë.

Edhe pse Ministria e Kulturës u shpreh se do të zgjidh shumë shpejt problemin, ka dy muaj që vendimi nuk ka ndryshuar.

Punonjësit e Filarmonisë janë kundër vendimit dhe tashmë gati një muaj protestojnë në mënyra të ndryshme për të kundërshtuar vendimin e qeverisë, përkatësisht vendimin e Ministrisë së Kulturës.

Ata shtojnë se ky vendim pengon 108 punonjësit e Filarmonisë, ndërsa protestën nuk e quajnë luftë kundër kolegëve të tyre.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit