AUV Maqedoni largon nga tregu një lloj të gjalpit të kikirikut

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 12.05.2023, 13:48

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) duke vepruar në bazë të një njoftimi të marrë përmes Sistemit të njoftimit të shpejtë për produktet e pasigurta të Bashkimit Evropian (RASSF), për shkak të një alergjeni të padeklaruar – proteina e qumështit, ka tërhequr nga tregu dhe ka shkatërruar në mënyrë të padëmshme produktin – gjalpë kikiriku “Bio Chocolate peanut butter”, i importuar nga Sllovenia.

Bëhet fjalë për një produkt me numër serie/lot: LO107, me datë skadimi 1 korrik 2023, nga të cilat 30 copë janë importuar në vend në nëntor të vitit të kaluar.

“Gjatë kontrollit është konstatuar se operatori “Zegin” SH.P.K ka respektuar të gjitha procedurat për tërheqjen e produktit të pasigurt nga prodhuesi Nature’s Finest, gjegjësisht 6 pjesët e mbetura të gjetura janë tërhequr në mënyrë të rregullt nga tregu dhe janë ruajtur në një vend të veçantë në magazinë. Produktet e pasigurta asgjësohen pa dëm në prani të inspektorit të ushqimit”, tha drejtori i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, Nikolçe Babovski.

Ai theksoi se konsumatorët e fundit që kanë blerë produktin e mësipërm me numrin serik të shënuar më lartë, nuk duhet ta hanë dhe ta kthejnë në vendin ku e kanë blerë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit