Finalja e Champions League pritet të mos luhet në Stamboll, UEFA kërkon ta spostojë në Lisbonë

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 12.05.2023, 10:05

Për herë të tretë, finalja e Champions Legaue mund të mos luhet në Stamboll, pavarësisht se është planifikuar në këtë qytet që nga nisja e sezonit. “Daily Mail” raporton se UEFA është në bisedime me Federatën Portugeze të Futbollit për ta spostuar në Lisbonë finalen e madhe.

Qeveria e futbollit i trembet trazirave të mundshme që mund të përfshijnë Turqinë për shkak të zgjedhjeve presidenciale të 14 majit. Raundi i dytë i zgjedhjeve është më 28 maj dhe finalja e Champions League do të luhet më 10 qershor, rreth 2 javë më pas.

UEFA filloi të kishte shqetësimet e para që pas tronditjeve sizmike në rajonin e Gaziantepit në fillimin të muajit shkurt dhe tashmë frika e përplasjeve të mundshme për shkak të zgjedhjeve presidenciale. Një kaos finalesh në këtë fund sezoni, pasi edhe Greqia po kërkon një stadium për të luajtur finalen e Kupës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit