Hajdutët pa fat! Vjedhin 220 atlete, por të gjitha të djathta

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 05.05.2023, 02:21

Hajdutët në Peru kanë kryer një grabitjeje të madhe në një dyqan atletesh.

Tre persona hynë në dyqanin në qytetin qendror të Huancayo dhe vodhën më shumë se 200 atlete por të gjitha ishin për këmbën e djathtë.

Pronari i dyqanit tha se 220 atletet e vjedhura kanë një vlerë prej më shumë $13,000, por hajdutët do ta kenë të vështirë t’i shesin pasi janë vetëm të djathta.

Grabitja e kryer nga 3 hajdutët në dukje jo profesionistë është filmuar nga kamerat e sigurisë. Pamjet tregojnë hajdutët që thyejnë drynin në qepenat e dyqanit në mes të natës dhe duke përdorur një biçikletë me tri rrota për të marrë kutitë me atlete të markave të ndryshme.

Shefi i policisë lokale Eduan Díaz tha për mediat peruane:

Ne kemi mbledhur prova në vendngjarje. Gjëja e pazakontë në këtë grabitje është se janë vjedhur altete vetëm nga këmba e djathtë. Me pamjet dhe gjurmët e gishtërinjve, ne do të jemi në gjendje t'i lokalizojmë ata individë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit