Holandë/ Infermieri pranon se ka vrarë 20 pacientë me koronavirus

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 04.05.2023, 20:14

Një infermier në Holandë ka pranuar para kolegëve se ka vrarë të paktën 20 pacientë me koronavirus.

Infermieri në spitalin Wilhelmina në Assen, Theodoor V, 30 vjeç tha se nuk donte t’i shihte duke vuajtur pacientët e tij prandaj i vrau.

30-vjeçari u arrestua tre javë më parë në shtëpinë e tij në Veenhuizen pas rrëfimit të bërë në një klinikë të shëndetit mendor në Drenthe.

Prokurorët thanë se ai kishte treguar "disa herë" në bisedat e tij me stafin e shëndetit mendor se "si një infermier kishte vrarë 20 pacientë gjatë pandemisë së koronavirusit.

Infermieri dyshohet se ka kryer procedura mjekësore te pacientët të cilët, sipas tij, ishin në gjendje të rëndë dhe vuanin, pa udhëzime nga mjeku. Deklaratat e tij u morën aq seriozisht nga organizata e kujdesit shëndetësor, saqë ata vendosën të thyejnë detyrimin e konfidencialitetit dhe ta raportojnë atë në polici. I dyshuari tani është urdhëruar që të qëndrojë për të paktën 30 ditë paraburgim.

Autoritetet do të vazhdojnë të hetojnë vdekjet e pacientëve midis marsit 2020 dhe majit 2022, me hetimin penal që pritet të përfundojë deri në qershor.

Infermieri nuk punon më në spitalin ku thuhet se ka vrarë pacientët. Nga ana tjetër familjarët kërkojnë zbardhjen e menjëhershme të këtij krimi të kryer nga një infermier.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit