Portieri i Kosovës “harbohet” në klubin e natës/ Merr 26 mijë euro alkool, 10 mijë ia lë bakshish kamarieres

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 21.04.2023, 10:44

Portieri i Kosovës dhe Burnley në Championship në Angli, Arijanet Muriç, ka shpenzuar plot 36 mijë euro në një klub nate në Mynih dhe kjo është bërë virale në media. Këtë e ka treguar vetë kamerierja, që i ka shërbyer Muriç, teksa ajo zbulon se ai i la plot 10 mijë euro bakshish.

Llogaria e Muriç dhe shokëve të tij përfshinte plot 40 shishe “Dom Perignon”, 10 të tjera shampanjë Armand de Brignac në pronësi të Jay-Z, si dhe katër shishe Moet & Chandon Nectar, një shampanjë demi-sec dhe shishe Chivas Regal.

Gjithashtu raportohet se Muriç ka qerasur të gjithë klubin e natës me një nga një gotë. Kamarierja tha se ky ishte bakshishi më i madh që kishte marrë ndonjëherë dhe e quajti Muriçin si një klient shumë të këndshëm. “Ai krijoi atmosferë të mirë”, tha ajo.

Chantal, 25-vjeçare, e zbuloi këtë histori për gazetën gjermane, “Bild”. Muriç ishte në klubin e natës në Mynih në fillim të muajit prill me një grup shokësh dhe shpenzoi 26 mijë euro me alkool.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit