SKANDAL! Dritan Leli i ka dhënë 450 MLN LEKË për të helmuar me pula të kalbura personat me aftësi të kufizuar!

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 19.04.2023, 11:29

Ndërsa kryeministri Rama i “tërhiqte veshin” publikisht për pastrimin e qytetit, kur në fakt fshiheshin pakënaqësitë e pazareve të prishura në Vlorë, kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli thurte plane të tjera… ai me vartësit e tij po helmonin qytetarët e Qendrës së Zhvillimit të Personave me Aftësi të Kufizuar Vlorë, drejtuar nga Elida Grabova.

Fakt i rrezikshëm që qeveria, kryeministri Rama e institucionet përgjegjëse nuk e kishin vënë re. Madje ky veprim që në thelb është një krim, u mbajt i fshehtë për tre vjet.

Por, publikimi i raportit të Kontrollit të Lartë të Shtetit ngriti alarmin pak ditë më parë për këtë rrezik të madh që iu kanosej personave me aftësi ndryshe.

Në raport thuhet se, ushqimet si mishi dhe bulmetrat mbaheshin në vende jo higjienike dhe të pa ambalazhuara. Ndërsa të gjitha produktet nuk posedonin certifikatën e analizës, datën e prodhimit dhe as datën e skadencës. Shumë produkte përdoreshin edhe pse kishin skaduar.

Nga auditimi i gjendjes së magazinave konstatohet se ambientet janë në kushte të papërshtatshme për magazinimin e mallrave dhe ushqimeve dhe nuk plotësojnë parametrat higjeno -sanitarë, etj. Po kështu në magazinën e mallrave ushqimorë, nga sondazhi i kryer nga grupi i auditimit në datën 08.10.2022, u konstatuan produkte ushqimore të furnizuara sipas kontratës nga kontraktori “E” Referuar kontratave nr.62,63,64 dhe 65, datë 09.03.2022 të nënshkruara nga palët konstatohet se gjendja e mallrave ushqimore në magazinë nuk ishte kryer referuar kushteve dhe përcaktimeve në kontratat respektive.

Pulat ishin të pa paketuara dhe disa të prishura me erë të rëndë dhe ngjyrë të transformuar, mishi në sasi 5 kg pa prerë 2 qese, patatet, qepët, frutat, rifuxho në kushte lagështie pa peshuar, pa u etiketuar mallrat, etj”, shkruan KLSH.

Vetëm pas këtij raporti Prokuroria e Vlorës u kujtua të nisë hetimet. Në fakt sinjalet për abuzim dhe vjedhje janë dhënë që në hartimin e tenderit për të blerë ushqime. Por janë anashkalur se kështu urdhëronte kryebashkiaku. Sikur shohim në raportin e KLSH, kompania që ka furnizuar qendrën me ushqime të skaduara është kontraktori “E”, më saktë “Enklej Shpk”. E dhënë që zbulohet lehtë nga dokumentet e tenderit.

Bëhet fjalë për një tender me vlerë 450 Milionë lekë të ndarë në 5 lote. Gara për tenderin është hapur në janar të vitit 2020 dhe deri në fund të muajit janë mbyllur kontratat për të pestë lotet.

Sikur duket nga dokumentet më poshtë të pesta kontratat janë firmosur nga firma “Enklej Shpk”, në pronësi të Kiço dhe Laureta Jataganit.

Këta dy biznesmenë kanë firmosur kontratat me datë 31 janar të vitit 2020 dhe të gjitha janë pa garë. Çdo tender ka marrë “Red Flag” për shkak se nuk ka garuar asnjë firmë tjetër, prokurimi i është dhuruar firmës “Enklej Shpk” në shkelje të ligjit për prokurimet.

Skandali me këtë tender shkon edhe më thellë. Këtu tregohet babëzia që kanë ata të cilët na qeverisin për të na pirë edhe pikën e fundit të gjakut, pasi xhepat na i kanë shkundur më kohë dhe askush nuk i ndëshkon.

Ky dokument na tregon se tenderi në fjalë është i zhytur në llum. Ka mungesë konkurrence, abuzim me fondin limit, por asnjë nga këto kritere nuk përbëri fakt që prokuroria të niste hetimet më parë. Për 3 vjet personat me aftësi të kufizuar në Vlorë janë ushqyer me ushqime të skaduara dhe vetëm tani gjithçka doli në dritë.

AKU nuk ka bërë asnjë kontroll mbi këtë subjekt duke qenë se ka qenë i favorizuar nga kryebashkiaku, por ky krim duhet të çojë pas hekurave çdo titullar apo drejtor neglizhent që me dorën e tij ka kontribuuar në helmimin e personave me aftësi të kufizuar. Elida Grabova është drejtoresha e këtij institucioni që mban po aq përgjegjësi sa Leli dhe të tjerë. Për vite te tëra i ka dhënë ushqim helmues personave me aftësi ndryshe dhe ka vazhduar të marrë rrogën sikur gjithçka është në rregull.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit