U përpoq të kalonte mbi shina, treni bën copash gruan serbe me gjithë makinë

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 11.04.2023, 18:21

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Serbi ditën e sotme.

Kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin e tmerrshëm kur treni merr përpara një makinë dhe për pasojë humb jetën drejtuesja, një grua serbe 61-vjeçare.

Sipas policisë dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë mos zbatimi i rregullave të qarkullimit nga ana e 61-vjeçares.

Pas përplasjes, treni e mori zvarrë makinën për disa qindra metra.

Ngjarja e rëndë u regjistrua në linjën hekurudhore Beograd-Bar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit