Leo Messi në mëdyshje: Dua ta dëgjoj vetë që Barcelona më kërkon sërish!

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 09.04.2023, 19:41

Lionel Messi shpreson ta dëgjojë me veshët e tij nga presidenti i Barcelonës Joan Laporta për një rikthim në Nou Camp këtë verë. Sipas Mundo Deportivo , Messi është në mëdyshje rreth nënshkrimit të një marrëveshjeje të re me PSG-në mes sugjerimeve për një rikthim te Barcelona.

Barcelona e ka pranuar publikisht dëshirën e saj për të rikthyer Messin në Camp Nou, me nënpresidentin Rafael Yuste, që tha se klubi është i etur që ai të kthehet. Mundo deklaron se ka pasur kontakte mes Laportës dhe babait të Messit, Jorge, por lojtari dëshiron të dëgjojë drejtpërdrejt propozimin e Barcelonës.

Kontrata aktuale e Messit me PSG-në është caktuar të skadojë në fund të qershorit dhe mbetet shumë pasiguri se ku do të luajë ai sezonin e ardhshëm. Një rikthim në Camp Nou, ku ai kaloi pjesën dërrmuese të karrierës së tij të shkëlqyer si lojtar, është një mundësi.

Mundo thotë se kohët e fundit ka pasur një marrëdhënie shumë të ftohtë mes Messit dhe Laportës, me dyshen që nuk e përshëndetën njëri-tjetrin kur u takuan në galanë e çmimeve "FIFA The Best" në shkurt.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit