Ushtarët e Bashkisë u binden urdhërit/ Sulmojnë JOQ, por dalin zbuluar

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 30.03.2023, 22:03

Prej vitesh JOQ është përballur me sulme të shumta të pushtetit dhe ata që e kanë kryer me besnikëri sulmin ndaj medias sonë janë patronazhistët dhe punonjësit e administratës. Së fundmi, JOQ ALBANIA ka evidentuar një tjetër sulm të patronazhistëve, por së fundmi të atyre të Bashkisë Tiranë, të cilët të urdhëruar nga Erion Veliaj, kanë sulmuar JOQ.

Bëhet fjalë për një postim në faqen zyrtare të JOQ në Facebook. Postimi përfshin një autobus, që është gati në flakë dhe kudo del tym, por patronazhistët nuk mendojnë kështu, të paktën kështu i ka urdhëruar patronazhisti kryesor.

Punonjës të bashkisë, çerdheve, shkollave, apo institucioneve të tjera, janë dyndyr në komentet duke shkruar se nuk ka flakë dhe se tymi është i një makine tjetër që po kalon.

Mirëpo, JOQ i është vënë një për një këtyre personave, që të verbër, besojnë vetëm ata që u thotë pushteti.

Më poshtë këni listën e personave dhe pozicionin që ata kanë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit