Vendimi i bujshëm/ Lojtarët e NBA nuk do të dënohen për përdorimin e hashashit

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 04.04.2023, 12:49

Liga më e fortë e basketbollit në gjithë botën, NBA, nuk do t’i testojë më lojtarët në lidhje me përdorimin e hashashit. Kjo është ajo që raportojnë mediat amerikane, megjithëse ende vendimi nuk është bërë publik dhe zyrtar.

“The Athletic” bën me dije se ka një marrëveshje paraprake të arritur në javën e kaluar me Shoqatën Kombëtare të Basketbollistëve për sezonin 2023-2024, në të cilën parashikohet se liga nuk do t’i testojë më lojtarët për përdorim të marijuanës.

Mbetet vetëm zyrtarizimi i kësaj marrëveshje, që është padyshim e shumë ngjarje e bujshme dhe pritet të hasë në reagime të shumta, pasi në njëfarë mënyrë promovon përdorimin e hashashit nga të rinjtë. Lojtarët e NBA nuk do të penalizohen më për përdorimin e kësaj substance.

Superylli i Phoenix Suns, Kevin Durant tha në një intervistë të dhënë vitin e kaluar se ai filloi të pinte marijuanë kur ishte 22 vjeç. “Për mua, ajo largon shpërqendrimin nga truri, është si të pish një gotë verë”, që shprehur ai ndër të tjera.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit