Aguero me probleme në zemër gjatë transmetimit “LIVE”

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 31.03.2023, 00:37

Ish-sulmuesi i Manchester City, Atletico Madrid dhe Barcelona, ​​Sergo Aguero pësoi një aritmi të zemrës gjatë një transmetimi drejtpërdrejt në Twitch.

Në pamjet e publikuara në rrjetet sociale, Aguero mund të shihet duke u ndalur për një moment, përpara se të vendosë dorën në gjoks.

Aguero tha se ka një çip dhe çipi zbulon problemet në zemër dhe i çon sinjale. Ai ka njoftuar fansat e tij se gjendja shëndetësore është e mirë dhe se aritmia ishte diçka kalimtare.

34-vjeçari u detyrua të varte këpucët përgjithmonë pasi u përball me një episod të tillë teksa luante për Barcelonën.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit