Kryeson ylli i Real Madrid, media e njohur rendit 10 qendërmbrojtësit më të mirë të globit

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 30.03.2023, 13:51

Në futboll nevojiten shumë sulmuesit, që mund të shënojnë gola dhe të ndihmojnë skuadrën të mbërrijë te fitorja, por mbrojtja është gjithashtu po aq e rëndësishme. Është më esenciale të kesh një mbrojtje “të hekurt”, sesa një sulm “shkatërrues”.

Në gjithë Europën ka një sërë emrash mbrojtësish qendrorë, që janë repart më vete dhe shndërrohn në “mure” edhe përballë sulmuesve më të mirë të botës. Media e njohur “Four Four Two” ka vlerësuar qendërmbrojtësit e kampionateve më të mëdha evropiane dhe ka bërë një vlerësim të tyre.

Qendërmbrojtësi më i mirë sipas kësaj medie është ylli i Real Madrid, David Alaba. Austriaku është ambientuar menjëherë te madrilenët dhe largimi i Sergio Ramos nuk u ndje aspak. Renditja vijon me yje të mëdhenj si Marquinhos i PSG-së dhe Ruben Diaz i Manchester Cityt.

Renditja:

1.David Alaba, Real Madrid

2.Marquinhos, PSG

3.Ruben Dias, Manchester City

4.Antonio Rudiger, Real Madrid

5.Kim Min Jae, Napoli

6.Ëilliam Saliba, Arsenal

7.Virgil van Dijk, Liverpool

8.Dayo Upamecano, Bayern

9.Eder Militao, Real Madrid

10.Christian Romero, Tottenham

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit