Erion Veliaj blen me lekët e qytetarëve tek Violeta Pepa dy kova boje 574 MLN LEKË!

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 03.04.2023, 12:43

Çdo tender i Bashkisë Tiranë është nga një bashkëpunim i Veliajt me biznesmenë që pasurohen me taksat tona. Teksa po mbyll tenderët për rrugë dhe parqe, që në fakt shkatërrohen pas disa muajve, kryebashkiaku po merret tani me fasadat e ndërtesave. Në tenderin e fundit të Bashkisë Tiranë, shkruhet se Veliaj do të shpenzojë 574 milionë lekë “Për ndërtimin e qendrës TEN”.

Nëse vërtetë do të ndërtohej nga e para një qendër multifunksionale, këto shpenzime mund të justifikoheshin. Por, sikur shohim nga të dhënat më poshtë, të publikuara nga vetë Bashkia Tiranë, qendra TEN është ekzistente që në vitin 2010. Madje aty kryhen aktivitet të ndryshme.

Dhe në fakt kjo është ajo që duhej të bënte Veliaj që ku mori mandatin e dytë, të bënte restaurim të kësaj qendre. Por, ajo më shumë përdoret nga të huajt që vijnë për projekte në Shqipëri dhe për aq kohë sa ata paguajnë për “qiranë” e zyrave që marrin përkohësisht, Veliaj nuk e ka "vënë ujin në zjarr".

Tani që reklamat për propagandë i duhen më shumë se kurrë, kryebashkiaku lëshon dorën dhe do të shpenzojë gjysmë miliardi lekë për të suvatuar dhe lyer muret e kësaj qendëre, gjithçka që i nevojitet. Kaq para i ka kërkuar mikja e tij Violeta Pepa.

Sikur shihet në dokumente këtë tender e ka fituar firma “PEPA GROUP GROUP” shpk me administratore dhe aksionere Violeta Pepën. Në fakt 11 firma të tjera kanë paraqitur oferta më të lira. Por, Veliaj i ka skualifikuar dhe ia ka dhuruar këtë kontratë të shtrenjtë Pepës. Një prej këtyre rasteve është denoncuar në media.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit