Sotiraq Filo fut në 373 MLN Lekë në xhepin e Bajram Dalipajt, tender pa garë oligarkut të semaforëve

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 27.03.2023, 12:31

Kryebashkiaku i Korçës, Sotirqa Filo, ka marrë me nxitim punimet në qytet, që të sigurohet se fasada do të duket bukur deri për zgjedhje. Dhe kështu po mbyll çdo ditë nga një prokurim me oligarkë tenderësh. Prokurimi i fundit është mbyllur me datë 20 mars dhe bëhet fjalë për tenderin me objekt "Materiale ndërtimi".

Për pak çimento, hekur, beton dhe çakull Filo, do të heq nga fondet e bashkisë 373 milionë lekë, që me siguri do t’i përdor për të mbuluar gropat në disa rrugë që nuk janë prekur ndër vite, apo për të mbuluar fasadat e ndërtesave të rrënuara. Gjithsesi nuk është përcaktuar në tender se ku do të investohen këto materiale.

Të dhënat e kontratës na tregojnë se në këtë rast kemi të bëjmë me abuzim të hapur nga ana e bashkisë. Sepse, përveç faktit që hap tenderë me shërbime të panevojshme, Filo i zhvillon ato në kundërshti me ligjin.

Së pari, tenderi është dhënë pa zhvilluar garë sipas rregullave. Për këtë projekt ka paraqitur ofertë vetëm firma .D.K – KONSTRUKSION, në pronësi të Bajram Dalipajt. Duke mos patur asnjë konkurrent tjetër bashkia duhej të pezullonte garën, por Filo ka firmosur fitoren për Dalipajn. Pra, ky i fundit ka marrë projekt pa garë fare, dhe nuk shpjegohet nëse i plotëson të gjithë kriteret e tenderit.

Së dyti, oferta e firmës fituesi është në vlerë 373 milionë lekë, ndërsa fondi limit ishte në masën 390 milionë lekë. Pra oferta është sa 92% e fondit limit, dhe këtu kemi një tjetër rregull të anashkaluar nga Pilo. Por, këto dy rregulla vënë në rrezik fondin e bashkisë dhe krijojnë hapësira për abuzim.

Afera korruptivë bëhet edhe më e gjerë kur bëhet fjalë për një fitues si Bajram Dalipaj, i cili është mjaft i njohur për tenderët pa garë me kosto të lartë që përfiton nga institucionet publike.

Madje Dalipaj njihet dhe si “oligarku i semaforëve”, për shkak se vazhdon të fusë në xhep para për sinjalistikë, ndërkohë që të gjithëve na ndodh që edhe në rrugët kryesore të qytetit të ndeshim rrugë pa drita dhe semafor të prishur. Duke parë numrin e lartë të tenderëve për këtë shërbim, lind pyetja se ku shkojnë këto para dhe pse institucionet përgjegjëse nuk reagojnë.

Ndërkohë, paratë shkojnë drejt e në arkën e biznesmenin Bajram Dalipaj, i cili fiton thuajse të gjithë tenderat që kanë si objekt: “Sinjalistikën rrugore dhe semaforët”. Nëse do i hidhni një sy listës së qeverive vendore, kjo kompani ka përfituar tenderë në shuma të majme nga Bashkia Tiranë, Durrës, Korçë, Librazhd, Vlorë e shumë të tjera, e përmbledhur në pak fjalë, nga Jugu në Veri të vendit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit