I riu ndahet nga e dashura pas kërcimit erotik nga Chris Brown

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 24.03.2023, 01:58

Një i ri është ndarë nga e dashura e tij pasi ajo ‘shijoi’ një kërcim erotik nga këngëtari Chris Brown gjatë një koncerti.

I riu ka publikuar pamjet e të dashurës së tij teksa Brown i kërcen në prehër gjatë një koncerti në Mbretërinë e Bashkuar në kuadër turneut të tij Under The Influence.

Videoja e TikTok e cila është bërë virale, e parë nga pothuajse nga 22 milionë njerëz, tregon gruan e ulur në një karrige ndërsa Brown, 33 vjeç performon një kërcimin erotik të këngës së tij hit Take You Down.

I dashuri i saj i shqetësuar ka publikuar pamjet së bashku me përshkrimin:

I bleva të dashurës sime biletën në rreshtin e parë për të parë Chris Brown ... Unë dua 500 £ dhe të dashurën time mbrapsht.

Në një përditësim më të fundit ai zbuloi se ishte ndarë me të dashurën e tij pas koncertit. Ai shtoi se e dashura e tij “nuk mendon se ajo që bëri ishte e gabuar”.

Kjo video ka ngjallur shumë reagime në rrjetet sociale pasi janë të shumtë ata që mbështesin djalin dhe të shumtë ata që mbështesin vajzën.

@dashthelith Replying to @ ♬ Collide (Sped Up Remix) – Justine Skye

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit