Skandali/ Gomat e kamionit që u përmbys sot me pasojë vdekjen e shoferit, ishin “fushë”

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 23.03.2023, 21:22

Një ngjarje e rëndë ndodhi paraditen e sotme në Rrugën e Kombit, ku një kamion i tonazhit të rëndë humbi kontrollin dhe u përmbys.

Episodi ndodhi në zonën e quajtur Fushë-Dukagjin ku për fat të keq ndërroi jetë drejtuesi i tij.

Por disa foto që kanë mbërritur në redaksinë e Joq Albania ngrenë alarmin për një skandal tepër të madh.

Gomat e kamionit ishin “fushë”, pra të konsumuara në mënyrë tepër të lartë.

Nëse gomat do të ishin sipas standardeve, ndoshta ngjarja e rëndë mund të ishte evituar.

Ky fakt tregon më së miri paaftësinë e autoriteteve përkatëse për të kontrolluar gjendjen teknike të mjeteve që qarkullojnë në rrugët e vendit, sidomos ato të tonazhit të rëndë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit