Kryetari i Bashkisë Kavajë bëhet “Imam”, mban ligjëratë politike brenda xhamisë së Synejit

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 22.03.2023, 21:16

Me afrimin e zgjedhjeve politikanët fillojnë të bëjnë lloj-lloj veprimesh vetëm e vetëm që të sigurojnë sa më shumë vota.

Në emër të votave, atyre as që nuk u “skuqet faqja” fare dhe janë të gatshëm të bëjnë gjithçka. Kështu duket se ka vepruar edhe kryetari i Bashkisë Kavajë, Redjan Krali.

Ky i fundit është parë të hyjë në xhaminë e Synejit dhe të mbajë ligjëratë politike brenda saj.

Besimtarët janë ofenduar nga ky gjest pasi xhamia është shtëpia e Zotit dhe për 33 vjet nuk është përdorur feja për fushatë elektorale.

Në vijim mesazhi i mbërritur në redaksinë tonë:

Pershendetje Joq! Kryetari i Bashkise Kavaje Redjan Krali, ligjerate ne xhami... Skandal! Myfti Imam Redjan Krali mban ligjerate politike brenda xhamise se Synejit. Xhamia eshte shtepia e Zotit dhe nuk e kemi degju keto 33 vjet kete lloj ofendimi, qe te perdoret feja per fushate elektorale. Flm. (ore dhe një pytje te fundit kishin abdes kto?)🤔

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit