Tiranë/ 4 të rinj kapen me pistoleta në “Benz”, 22-vjeçarit i gjendet një shpatë në shtëpi

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 19.03.2023, 10:13

Katër të rinj janë arrestuar së fundmi në Tiranë pasi po qarkullonin me armë dhe municione.

Adrian Vladi, Aleks Vajda, Festim Rrustemi dhe Bermis Gjana janë arrestuar pasi në automjetin “Mercedes-Benz” me të cilin po qarkullonin u gjetën dy armë zjarri pistoleta, njëra prej tyre me mulli, municion luftarak, 3605 euro dhe 2000 lekë të rinj.

Por sikur të mos mjaftonte kjo në shtëpinë e 22-vjeçarit Bermis Gjana u gjet një shpatë. Policia ka sekuestruar dy armët e zjarrit pistoleta, shpatën, shuma 3605 euro dhe 2000 lekë të rinj, automjeti si dhe 6 aparate celulare.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet me sukses nga Komisariati i Policisë Nr. 6 operacioni policor i koduar "Bridge". Qarkullonin të armatosur në një automjet, vihen në pranga 4 shtetas.

Sekuestrohen dy armë zjarri pistoleta, njëra prej tyre me mulli, municion luftarak, një shpatë, 3605 euro, një automjet, si dhe 6 aparate celulare. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të punës për goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në inteligjencën informative se në rrugën Ndroq-Tiranë, me një automjet tip "Mercedes Benz", po qarkullonin persona të armatosur, menjëherë kanë organizuar punën për kapjen e tyre dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar "Bridge".

Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit:

– A. V., 35 vjeç, A. V., 42 vjeç, F. Rr., 35 vjeç, dhe B. Gj., 22 vjeç, të katër banues në Durrës.

Në vendin e quajtur "Ura e Beshirit", shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin tip "Mercedes Benz", me drejtues shtetasin F. Rr., dhe pasagjerë 3 shtetasit e tjerë. Gjatë kontrollit të automjetit, u gjetën dy armë zjarri pistoleta, njëra prej tyre me mulli, municion luftarak, 3605 euro dhe 2000 lekë të rinj. Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të banesës së shtetasit B. Gj., u gjet një shpatë. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dy armët e zjarrit pistoleta, një shpatë, shuma 3605 euro dhe 2000 lekë të rinj, automjeti si dhe 6 aparate celulare.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Shqiptari në Gjermani
    Shqiptari në Gjermani, i cli gjeti në rrugë një portofol dhe vendosi që atë t;ia kthejë të zotit, një shtetas gjerman. Ai filmoi veten e tij me kamerën e makinës gjatë kohës që gjente shtëpinë e shtetasit gjerman. Fatmirësisht e gjeti dhe ia dorëzoi portofolin. Shtetasi gjerman e falënderoi shumë dhe e ‘shpërbleu’ atë me 20 euro.
    Sara nga Tirana
    Kandidatja e dytë është Sara nga Tirana, e cila, nuk zgjidhi të dhurojë para apo rroba për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri, por shprehu gatishmërinë e saj për të birësuar një fëmijë, që ka humbur familjen në rrënojat e asaj lëkundjeje të madhe. Ajo tha për JOQ se po pret momentin kur ta njoftojnë se mund të birësojë një fëmijë në Turqi apo Siri.
    Deoni
    I treti është Deoni i vogël nga Kukësi, i cili na tregoi se nuk ka rëndësi mosha për të pasur një zemër të madhe. Ai dhuroi arkën e tij të kursimeve për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Ndoshta ato pak të holla të tij nuk janë asgjë, por mesazhi i tij është shumë më i madh.
    Shoferi i kamionit
    I katërti është shqiptari, shofer kamioni, i cili u nis nga Shkupi më qindra ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Vetëm dy ditë pas tërmetit, ai mblodhi ndihma dhe u nis i vetëm drejt qytetit të shkatërruar nga lëkundjet sizmike.
    Babë e bir nga Kukësi
    Në vendin e pestë, janë babë e bir nga Kukësi. Afrim Cenaj(babai) dërgoi në redaksinë e JOQ Albania foton kur i puthte duart djalit të tij për të mos u larguar nga Shqipëria. Afrimi është pjesë e listës së heronjve për drymën që i jep djalit të tij që të kontribuojë në vendin e tij, ndërsa i biri është në listë sepse, pavarësisht situatës së vështirë në Shqipëri, po merr zanatin e babait dhe ka premtuar se do punojë për Shqipërinë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit