Diana Bahçja, lehona që u arrestua pak ditë pas lindjes së djalit tanimë është liruar nga burgu.
E reja që është nuse në Shkodër thotë se ditën e arrestimit policia e ka shoqëruar vetëm për të dëshmuar dhe nuk e ka qenë në dijeni të akuzave ndaj saj.
Policia ka ardhur në shtëpi. Më ka kërkuar të shkoj, të bëj një deklaratë, s’më kanë thënë për arrestim. Nuk kam qenë farë në dijeni që ka pasur një vendim nga gjykata. Pasi kam shkuar në komisariat jam vënë në dijeni pas 3 orësh.
Në lidhje me martesën e parë, Diana Bahçja tha se vjehrri dhe vjehrra e dhunonin dhe e kishin përzënë nga shtëpia duke e ndarë nga vajza e saj. Pas kësaj ata e kanë akuzuan të renë për braktisjen e fëmijës, akuzë për të cilën u arrestua pak ditë pasi lindi djalin.
Me ish-bashkëshortin kisha marrëdhënie të mirë, por jo më familjen e tij. Për Zotin, nuk e di pse më përzunë, thjesht më kanë nxjerrë jashtë kur kisha vajzën 8 muajshe, se kam kuptuar fare. Kam qenë 17 vjeç kur jam martuar dhe ndikoi familja. Ai ishte jashtë shtetit me punë. Unë jetoja me prindërit e ish-bashkëshortit.
Ajo thotë se për shkak të qëndrimit në burg dhe situatës së krijuar tani i ka ikur gjiri dhe nuk ka me se ta ushqejë djalin e porsalindur.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
Shqiptari në Gjermani
Shqiptari në Gjermani, i cli gjeti në rrugë një portofol dhe vendosi që atë t;ia kthejë të zotit, një shtetas gjerman. Ai filmoi veten e tij me kamerën e makinës gjatë kohës që gjente shtëpinë e shtetasit gjerman. Fatmirësisht e gjeti dhe ia dorëzoi portofolin. Shtetasi gjerman e falënderoi shumë dhe e ‘shpërbleu’ atë me 20 euro.
Sara nga Tirana
Kandidatja e dytë është Sara nga Tirana, e cila, nuk zgjidhi të dhurojë para apo rroba për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri, por shprehu gatishmërinë e saj për të birësuar një fëmijë, që ka humbur familjen në rrënojat e asaj lëkundjeje të madhe. Ajo tha për JOQ se po pret momentin kur ta njoftojnë se mund të birësojë një fëmijë në Turqi apo Siri.
Deoni
I treti është Deoni i vogël nga Kukësi, i cili na tregoi se nuk ka rëndësi mosha për të pasur një zemër të madhe. Ai dhuroi arkën e tij të kursimeve për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Ndoshta ato pak të holla të tij nuk janë asgjë, por mesazhi i tij është shumë më i madh.
Shoferi i kamionit
I katërti është shqiptari, shofer kamioni, i cili u nis nga Shkupi më qindra ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Vetëm dy ditë pas tërmetit, ai mblodhi ndihma dhe u nis i vetëm drejt qytetit të shkatërruar nga lëkundjet sizmike.
Babë e bir nga Kukësi
Në vendin e pestë, janë babë e bir nga Kukësi. Afrim Cenaj(babai) dërgoi në redaksinë e JOQ Albania foton kur i puthte duart djalit të tij për të mos u larguar nga Shqipëria. Afrimi është pjesë e listës së heronjve për drymën që i jep djalit të tij që të kontribuojë në vendin e tij, ndërsa i biri është në listë sepse, pavarësisht situatës së vështirë në Shqipëri, po merr zanatin e babait dhe ka premtuar se do punojë për Shqipërinë.