Pak ditë më parë autoritetet greke zbardhën vrasjen e 32-vjeçarit nga Saranda, Aristidh Papa, ndodhur më 30 maj 2021.
Në vrasjen e tij është përfshirë një taksist shqiptar, një barist grek dhe autori i cili mbërriti nga Tirana bashkë me armën e krimit.
Policia greke ka arritur të identifikojë taksistin shqiptar i cili kishte marrë përsipër planifikimin dhe koordinimin e arratisjes së autorit nga vendi i krimit dhe fshehjen e armës që u përdor për ekzekutimin e Aris Papës. Taksisti shqiptar i arrestuar është Juljan Ymer Ymeri, lindur me 23.02.1977 nga Tirana. Në skedat e policisë greke Ymeri rezulton të ketë edhe emrat Ervin e Beniamin si dhe mbiemrin Rexhepi. Ndërkohë që baristi grek i arrestuar është Fotios Stavrou, i lindur më 1967.
Hetuesit nuk kanë rënë ende në gjurmët e ekzekutorit i cili shkoi nga Tirana bashkë me armën e krimit. Shqiptari dyshohet se menjëherë pas krimit është arratisur në Shqipëri dhe vijon të jetë i fshehur në vendin tonë.
Sipas hetuesve motivi i vrasjes së 32-vjeçarit shqiptar ka qenë për shkak të pazareve të drogës por edhe se taksisti mendonte se Papa ishte spiun i policisë greke. Aris Papa konsiderohet një nga personazhet e rëndësishme të mafies shqiptare në Greqi.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
Shqiptari në Gjermani
Shqiptari në Gjermani, i cli gjeti në rrugë një portofol dhe vendosi që atë t;ia kthejë të zotit, një shtetas gjerman. Ai filmoi veten e tij me kamerën e makinës gjatë kohës që gjente shtëpinë e shtetasit gjerman. Fatmirësisht e gjeti dhe ia dorëzoi portofolin. Shtetasi gjerman e falënderoi shumë dhe e ‘shpërbleu’ atë me 20 euro.
Sara nga Tirana
Kandidatja e dytë është Sara nga Tirana, e cila, nuk zgjidhi të dhurojë para apo rroba për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri, por shprehu gatishmërinë e saj për të birësuar një fëmijë, që ka humbur familjen në rrënojat e asaj lëkundjeje të madhe. Ajo tha për JOQ se po pret momentin kur ta njoftojnë se mund të birësojë një fëmijë në Turqi apo Siri.
Deoni
I treti është Deoni i vogël nga Kukësi, i cili na tregoi se nuk ka rëndësi mosha për të pasur një zemër të madhe. Ai dhuroi arkën e tij të kursimeve për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Ndoshta ato pak të holla të tij nuk janë asgjë, por mesazhi i tij është shumë më i madh.
Shoferi i kamionit
I katërti është shqiptari, shofer kamioni, i cili u nis nga Shkupi më qindra ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Vetëm dy ditë pas tërmetit, ai mblodhi ndihma dhe u nis i vetëm drejt qytetit të shkatërruar nga lëkundjet sizmike.
Babë e bir nga Kukësi
Në vendin e pestë, janë babë e bir nga Kukësi. Afrim Cenaj(babai) dërgoi në redaksinë e JOQ Albania foton kur i puthte duart djalit të tij për të mos u larguar nga Shqipëria. Afrimi është pjesë e listës së heronjve për drymën që i jep djalit të tij që të kontribuojë në vendin e tij, ndërsa i biri është në listë sepse, pavarësisht situatës së vështirë në Shqipëri, po merr zanatin e babait dhe ka premtuar se do punojë për Shqipërinë.