Me unanimitet të plotë, Asambleja Socialiste rikonfirmon Ervin Demon për Bashkinë e Beratit

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 18.03.2023, 20:03

Ashtu siç edhe pritej, Ervin Demo është konfirmuar për të rikandiduar për një mandat të dytë në krye të Bashkisë së Beratit.

Lajmi është bërë me dije nga drejtuesi politik i PS-së në qarkun e Beratit Bledi Çuçi, i cili njofton se rikandidimi i Ervin Demos është pranuar me unanimitet të plotë nga Asambleja e Partisë Socialiste në Berat.

Në një postim në rrjetet sociale, Çuçi shkruan se fitorja e Ervin Demos në Berat as që nuk diskutohet, por do të synohet dhe shumica në Këshillin Bashkiak.

"Berat- Në Asamblenë e Partisë Socialiste konfirmuam Ervin Demon si kandidati ynë për zgjedhjet e 14 Majit. Besimi për një mandat të dytë është rezultat i punëve të mira që janë bërë këto 4 vite në Berat dhe garanci për vazhdimin e projekteve e investimeve që shndërrojnë këtë bashki në një qendër të rëndësishme të turizmit në vendin tonë.

Berati është një markë ndërkombëtare për vlerat që ka si pjesë e UNESCO-s, një qytet që meriton vëmendje të posaçme e që kurrsesi ne nuk mund ta lemë në duart e atyre që as nuk dinë e as nuk duan të punojnë për të.

PS është e mobilizuar si asnjëherë më parë jo vetëm për të fituar bashkinë, se këtë nuk e dyshojnë as kundërshtarët tanë, por për të siguruar edhe shumicën në Këshillin Bashkiak. Përgëzime Ervinit, socialistëve dhe qytetarëve të Beratit" -shkruan Çuçi.

Pas rikonfirmimit ka ardhur një reagim dhe nga vetë Ervin Demo, i cili falenderon socialistët e Beratit për besimin që treguan ndaj tij.

"Në takimin e asamblesë së zgjeruar të Partisë Socialiste Falenderues për secilin prej jush që unanimisht një zëri vendosët që t’ju përfaqësoj në zgjedhjet e 14 Majit si Kryetar Bashkie për mandatin e dytë. Së bashku do të shkojmë derë më derë, ku me përulje do flasim për problemet që kemi akoma në Berat, por me kokën lart për gjithçka kemi bërë në këto 4 vjet dhe krenar për ritmin e transformimit që Berati po përjeton dita ditës." -shkruan Demo.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Shqiptari në Gjermani
    Shqiptari në Gjermani, i cli gjeti në rrugë një portofol dhe vendosi që atë t;ia kthejë të zotit, një shtetas gjerman. Ai filmoi veten e tij me kamerën e makinës gjatë kohës që gjente shtëpinë e shtetasit gjerman. Fatmirësisht e gjeti dhe ia dorëzoi portofolin. Shtetasi gjerman e falënderoi shumë dhe e ‘shpërbleu’ atë me 20 euro.
    Sara nga Tirana
    Kandidatja e dytë është Sara nga Tirana, e cila, nuk zgjidhi të dhurojë para apo rroba për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri, por shprehu gatishmërinë e saj për të birësuar një fëmijë, që ka humbur familjen në rrënojat e asaj lëkundjeje të madhe. Ajo tha për JOQ se po pret momentin kur ta njoftojnë se mund të birësojë një fëmijë në Turqi apo Siri.
    Deoni
    I treti është Deoni i vogël nga Kukësi, i cili na tregoi se nuk ka rëndësi mosha për të pasur një zemër të madhe. Ai dhuroi arkën e tij të kursimeve për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Ndoshta ato pak të holla të tij nuk janë asgjë, por mesazhi i tij është shumë më i madh.
    Shoferi i kamionit
    I katërti është shqiptari, shofer kamioni, i cili u nis nga Shkupi më qindra ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Vetëm dy ditë pas tërmetit, ai mblodhi ndihma dhe u nis i vetëm drejt qytetit të shkatërruar nga lëkundjet sizmike.
    Babë e bir nga Kukësi
    Në vendin e pestë, janë babë e bir nga Kukësi. Afrim Cenaj(babai) dërgoi në redaksinë e JOQ Albania foton kur i puthte duart djalit të tij për të mos u larguar nga Shqipëria. Afrimi është pjesë e listës së heronjve për drymën që i jep djalit të tij që të kontribuojë në vendin e tij, ndërsa i biri është në listë sepse, pavarësisht situatës së vështirë në Shqipëri, po merr zanatin e babait dhe ka premtuar se do punojë për Shqipërinë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit