Gjatë vitit 2022 shqiptarët u përballën me çmimin në rritje të energjisë për shkak se ishim në krizë. Qeveria thoshte se, kjo krizë erdhi nga lufta Rusi-Ukrainë dhe se çmimi i energjisë është rritur kudo. Por, faktet e vazhdueshme kanë treguar se ne paguanim energjinë më shtrenjtë se në rajon dhe Europë, dhe shkak për të ishin thatësira e krijuara nga keqmenaxhimi.
Sigurisht që KESH do të shkaktonte këtë kolaps, pasi e ka mendjen se si të furnizojë oligarkët me fondet e energjisë. Verdho në atë kohë zhvillonte tenderë korruptivë të cilët fillonin me vlerë nga 1.2 miliardë lekë deri në gati 6 miliardë lekë. Kryesisht projekte për shërbime të panevojshmes si mirëmbajtje sistemi, rikonstruksion zyrash e të tjera.
Të njëjtën gjë po bën dhe tani, në një kohë kur vendi ynë ndodhet akoma në krizë. Me 13 mars kreu i KESH Ergys Verdho ka firmosur një tender me vlerë 800 milionë lekë.
Në fakt nuk kuptohet qartë se sa para do të shpenzohen për këtë tender, pasi Verdho po luan me dy porta. Konkretisht, bëhet fjalë për prokurimin me objekt “Riparim, mirëmbajtje makina dhe automjete për një periudhë 2 – vjeçare”. Fondi limit i përcaktuar është 80,580,000 lekë të reja. Por më poshtë në dokument Verdho ka shtuar pikën ku shkruhet saktësisht që “Në rastin kur, objekti i prokurimit përbëhet nga disa artikuj, shumatorja e çmimeve për njësi është 244,145,148 lekë".
Pra në këtë tender Vedho ka luajtur me dy vlera të fondit limit: atë 800 milionë lekë me TVSH në masën 100% të fondit limit që ia ka dhënë firmës “ Alstezo”, në pronësi të Albert Zogos. Dhe vlerën 2.4 miliardë lekë me TVSH , deklaruar si përmbledhëse të çmimeve totale për njësi shërbimi, që ka shpallur sikur e ka dhënë në të vërtetë.
Me të njëjtin argument është paraqitur edhe oferta e Zogos. Ky i fundit edhe e ka përfituar tenderin pa garë fare, por ka një ofertë të dyfishtë dhe me fond sa 100% e fondit limit. Çka përbën një tjetër shkelje ligjore.
Ndërsa vlen të shtojmë që, në bazë të ligjit “ Për Prokurimet Publike” kur fondi limit i dhënë firmës fituese është 800 milionë lekë, në asnjë mënyrë nuk duhet shënuar në dokument një tjetër fond me vlerë ndryshe. Pasi, në këtë rast i bie që firma ka marrë 800 milionë lekë për këtë shërbim, ndërsa 1.6 milionë lekë i ka marrë Ergysi në xhepin e tij.