Kompania e bixhozit e fiton betejën ligjore, Kushtetuesja e detyron shtetin për kompensim

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 18.03.2023, 12:06

Gjykata Kushtetuese ka nxjerr aktvendimi në favor të kompanisë së basteve “CO COLINA”. Me anë të këtij aktvendimi kësaj kompanie i njihet e drejta për kompensim për periudhën sa kishte licencë nga 10 maji 2019 deri më 9 gusht 2019 si palë e dëmtuar.

Sipas Kushtetueses, Gjykata Themelore, ajo e Apelit dhe Supremja kishin nxjerrë vendime në kundërshtim me Kushtetutën dhe i kanë mohuar parashtruesit, të drejtën në pronën e tij. Kjo kompani përmes përfaqësuesve ligjorë kishte dorëzuar padi në Gjykatën Themelore në Prishtinë ndaj Administratës Tatimore të Kosovës për anulimin e vendimit për revokim të licencës në bazë të Ligjit për Ndalimin e Lojërave të Fatit me arsyetimin se ishte shkelur e drejta në pronë dhe duke pretenduar se ky ligj është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës dhe i kishte kërkuar Themelores që ti drejtohet Gjykatës Kushtetuese lidhur me ligjin në fjalë.

Gjykata Themelore e kishte refuzuar padinë e parashtruesit “CO COLINA” si të pabazuar dhe kishte thënë se Administrata Tatimore e Kosovës ka vepruar në bazë të ligjit në fuqi në rastin e revokimit të licencës. Po ashtu e kishte njoftuar se nuk bënë vlerësimin e kushtetutshmërisë se ligjeve por vetëm efektin e tyre.

Edhe Gjykata e Apelit po ashtu edhe Gjykata Supreme i kishin dhënë të drejtë vendimit të Gjykatës Themelore.

Kompania“CO COLINA” i ishte drejtuar Gjykatës Kushtetuese duke kërkuar vlerësimin e kushtetutshmërisë së Ligjit për Ndalimin e Lojërave të Fatit; dhe vendimeve të gjykatave të rregullta, por që sipas Kushtetueses, Gjykata Themelore, ajo e Apelit dhe Supremja kishin nxjerrë vendime në kundërshtim me Kushtetutën dhe i kanë mohuar të drejtën parashtruesit të drejtën në pronën e tij.

Gjykata Kushtetuese në aktvendimin e publikuar e ka njoftuar “CO COLINA” se Gjykatën Kushtetutës, nuk mundtë shqyrtojë kushtetutshmërinë e Ligjit për Lojërat e Fatit, por vetëm kushtetutshmërinë e vendimeve gjyqësore lidhur me revokimin e licencës së parashtruesit të kërkesës nga data 8 gusht 2018 deri më 7 gusht 2019.

Gjykata më tej theksoi se, parashtruesi i kërkesës në procedurën pranë gjykatave të rregullta mund të kërkojë kompensim të drejtë për shkeljen e të drejtave kushtetuese të konstatuara përmes këtij Aktgjykimi, përfshirë kompensimin e mundshëm për kohëzgjatjen sa parashtruesi i kërkesës kishte licencë të vlefshme, pra nga data 10 maj 2019, kur kishte filluar efekti i revokimit të licencës, deri më 9 gusht 2019, kur skadonte licenca e parashtruesit të kërkesës për të ushtruar veprimtarinë e tij, bazuar në ligjin paraprak, përkatësisht Ligjin për Lojërat e Fatit.

Gjykata Kushtetuese në këtë njoftim ka theksuar se, në interes të sigurisë juridike, ky Aktgjykim prodhon efekt juridik vetëm ndërmjet palëve në procedurë dhe nuk mund të prodhojë efekt prapaveprues juridik lidhur me personat e tjerë fizikë dhe juridikë që mund të kenë ushtruar veprimtarinë e lojërave të fatit bazuar në Ligjin për Lojërat e Fatit.

Ligji për ndalimin e lojërave të fatit në Kosovë, i cili ndalon funksionimin e bizneseve të lojërave të fatit për 10 vjet, pati hyrë në fuqi në muajin maj të vitit 2019, në kohën e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Shqiptari në Gjermani
    Shqiptari në Gjermani, i cli gjeti në rrugë një portofol dhe vendosi që atë t;ia kthejë të zotit, një shtetas gjerman. Ai filmoi veten e tij me kamerën e makinës gjatë kohës që gjente shtëpinë e shtetasit gjerman. Fatmirësisht e gjeti dhe ia dorëzoi portofolin. Shtetasi gjerman e falënderoi shumë dhe e ‘shpërbleu’ atë me 20 euro.
    Sara nga Tirana
    Kandidatja e dytë është Sara nga Tirana, e cila, nuk zgjidhi të dhurojë para apo rroba për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri, por shprehu gatishmërinë e saj për të birësuar një fëmijë, që ka humbur familjen në rrënojat e asaj lëkundjeje të madhe. Ajo tha për JOQ se po pret momentin kur ta njoftojnë se mund të birësojë një fëmijë në Turqi apo Siri.
    Deoni
    I treti është Deoni i vogël nga Kukësi, i cili na tregoi se nuk ka rëndësi mosha për të pasur një zemër të madhe. Ai dhuroi arkën e tij të kursimeve për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Ndoshta ato pak të holla të tij nuk janë asgjë, por mesazhi i tij është shumë më i madh.
    Shoferi i kamionit
    I katërti është shqiptari, shofer kamioni, i cili u nis nga Shkupi më qindra ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Vetëm dy ditë pas tërmetit, ai mblodhi ndihma dhe u nis i vetëm drejt qytetit të shkatërruar nga lëkundjet sizmike.
    Babë e bir nga Kukësi
    Në vendin e pestë, janë babë e bir nga Kukësi. Afrim Cenaj(babai) dërgoi në redaksinë e JOQ Albania foton kur i puthte duart djalit të tij për të mos u larguar nga Shqipëria. Afrimi është pjesë e listës së heronjve për drymën që i jep djalit të tij që të kontribuojë në vendin e tij, ndërsa i biri është në listë sepse, pavarësisht situatës së vështirë në Shqipëri, po merr zanatin e babait dhe ka premtuar se do punojë për Shqipërinë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit