Daily Mail: Rrugët e Britanisë së Madhe me sasi rekord të drogës, furnizimi bëhet nga bandat shqiptare

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 18.03.2023, 07:37

Daily Mail ka bërë një investigim, ndërsa ka zbuluar se rrugët e Britanisë së Madhe janë mbushur me sasi rekord të drogës, teksa shtojnë se furnizimi bëhet nga bandat shqiptare.

Sipas Agjencisë Kombëtare të Krimit në Britaninë e Madhe, grupet kriminale shqiptare kontrollojnë të gjithë tregun e kokainës në vend, me përjashtim të metropolit Merseyside, ku tregu kontrollohet nga gangsterët vendas.

Media britanike publikon edhe një listë me emra të trafikantëve shqiptarë: Ramazan Capa, Gjenti Capa, Ndriçim Xhepa, Kadri Dema, Izmir Dema, Leonard Dema, Klinton Dani, Gledis Osmani dhe Mevlan Dema.

Kokaina e kontrabanduar nga Ekuadori në Mbretërinë e Bashkuar zakonisht fshihet në kontejnerë dhe hyn përmes porteve të Roterdamit dhe Antverpës, të cilat gjithashtu kanë njohur një rritje të madhe të krimit dhe bandave të lidhura me drogën.

Daily Mail shkruan se pjesë të tëra të Ekuadorit janë kthyer në ‘Perëndimin e Egër”, teksa baronët shqiptarë të drogës luftojnë kundër karteleve të Amerikës së Jugut.

Media angleze shkruan edhe për Dritan Rexhepin, i njohur edhe si mbreti i arratisjeve dhe së fundmi edhe si mbreti i kokainës duke theksuar se po shfrytëzon çdo vrimë ligjore për të shmangur ekstradimin në Europë, ku ai kërkohet për një seri krimesh, përfshi edhe vrasjet.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Shqiptari në Gjermani
    Shqiptari në Gjermani, i cli gjeti në rrugë një portofol dhe vendosi që atë t;ia kthejë të zotit, një shtetas gjerman. Ai filmoi veten e tij me kamerën e makinës gjatë kohës që gjente shtëpinë e shtetasit gjerman. Fatmirësisht e gjeti dhe ia dorëzoi portofolin. Shtetasi gjerman e falënderoi shumë dhe e ‘shpërbleu’ atë me 20 euro.
    Sara nga Tirana
    Kandidatja e dytë është Sara nga Tirana, e cila, nuk zgjidhi të dhurojë para apo rroba për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri, por shprehu gatishmërinë e saj për të birësuar një fëmijë, që ka humbur familjen në rrënojat e asaj lëkundjeje të madhe. Ajo tha për JOQ se po pret momentin kur ta njoftojnë se mund të birësojë një fëmijë në Turqi apo Siri.
    Deoni
    I treti është Deoni i vogël nga Kukësi, i cili na tregoi se nuk ka rëndësi mosha për të pasur një zemër të madhe. Ai dhuroi arkën e tij të kursimeve për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Ndoshta ato pak të holla të tij nuk janë asgjë, por mesazhi i tij është shumë më i madh.
    Shoferi i kamionit
    I katërti është shqiptari, shofer kamioni, i cili u nis nga Shkupi më qindra ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Vetëm dy ditë pas tërmetit, ai mblodhi ndihma dhe u nis i vetëm drejt qytetit të shkatërruar nga lëkundjet sizmike.
    Babë e bir nga Kukësi
    Në vendin e pestë, janë babë e bir nga Kukësi. Afrim Cenaj(babai) dërgoi në redaksinë e JOQ Albania foton kur i puthte duart djalit të tij për të mos u larguar nga Shqipëria. Afrimi është pjesë e listës së heronjve për drymën që i jep djalit të tij që të kontribuojë në vendin e tij, ndërsa i biri është në listë sepse, pavarësisht situatës së vështirë në Shqipëri, po merr zanatin e babait dhe ka premtuar se do punojë për Shqipërinë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit