46-vjeçarja ushqehet vetëm 1 herë në javë, 6 macet nuk i lë dot të uritura

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 18.03.2023, 00:05

Një grua thotë se mund të përballojë vetëm një vakt në javë pasi ajo shpenzon shumicën e parave për të ushqyer macet e saj.

Yasemn Kaptan, 46 vjeç, nga Tottenham, në veri të Londrës, ka lënë vaktet për një vit që të jetë në gjendje të sigurojë ushqim për gjashtë macet e saj. Yasemn merr pension mujor prej 400 £ për shkak të osteoporozës por ato i shpenzon për qiranë dhe faturat.

Ajo thotë se pi çaj nenexhiku për të shmangur urinë dhe ka humbur 31 kg që nga vendimi për të mos u ushqyer.

Nuk kam para për të kursyer por nuk mund t'i lë macet pa ushqim dhe të ngordhin. Ato janë rritur me ne. I kam pasur që kur ishin foshnje të vogla. Kam paguar shumë para për t'i pasur.

Yasemn refuzon të heqë qafe macet e saj pasi nuk e di se si ajo ose partneri i saj mund të jetojnë pa to. Tani ajo po jeton vetëm me një vakt në javë për të pasur macet pranë saj.

Partneri im është i shqetësuar për mua, por tashmë jam mësuar. Do të jem mirë, gjërat do të përmirësohen. Nuk mund të bëj asgjë, nuk do të shpëtoj nga macet e mia. I kam prej 17 vitesh, janë bebet e mia të vogla që i mbaj.

Yasemn shtoi:

Unë ha një herë në javë. Kam vetëm çaj mente ose lëngje gjatë gjithë javës. Nëse ha duhet të jetë diçka e lehtë si kos ose perime. Unë qaj çdo dy ditë pasi jam e dëshpëruar dhe e lodhur. Disa javë nuk jam duke ngrënë fare siç duhet dhe mbijetoj vetëm me lëngje.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Shqiptari në Gjermani
    Shqiptari në Gjermani, i cli gjeti në rrugë një portofol dhe vendosi që atë t;ia kthejë të zotit, një shtetas gjerman. Ai filmoi veten e tij me kamerën e makinës gjatë kohës që gjente shtëpinë e shtetasit gjerman. Fatmirësisht e gjeti dhe ia dorëzoi portofolin. Shtetasi gjerman e falënderoi shumë dhe e ‘shpërbleu’ atë me 20 euro.
    Sara nga Tirana
    Kandidatja e dytë është Sara nga Tirana, e cila, nuk zgjidhi të dhurojë para apo rroba për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri, por shprehu gatishmërinë e saj për të birësuar një fëmijë, që ka humbur familjen në rrënojat e asaj lëkundjeje të madhe. Ajo tha për JOQ se po pret momentin kur ta njoftojnë se mund të birësojë një fëmijë në Turqi apo Siri.
    Deoni
    I treti është Deoni i vogël nga Kukësi, i cili na tregoi se nuk ka rëndësi mosha për të pasur një zemër të madhe. Ai dhuroi arkën e tij të kursimeve për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Ndoshta ato pak të holla të tij nuk janë asgjë, por mesazhi i tij është shumë më i madh.
    Shoferi i kamionit
    I katërti është shqiptari, shofer kamioni, i cili u nis nga Shkupi më qindra ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Vetëm dy ditë pas tërmetit, ai mblodhi ndihma dhe u nis i vetëm drejt qytetit të shkatërruar nga lëkundjet sizmike.
    Babë e bir nga Kukësi
    Në vendin e pestë, janë babë e bir nga Kukësi. Afrim Cenaj(babai) dërgoi në redaksinë e JOQ Albania foton kur i puthte duart djalit të tij për të mos u larguar nga Shqipëria. Afrimi është pjesë e listës së heronjve për drymën që i jep djalit të tij që të kontribuojë në vendin e tij, ndërsa i biri është në listë sepse, pavarësisht situatës së vështirë në Shqipëri, po merr zanatin e babait dhe ka premtuar se do punojë për Shqipërinë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit