Të lutem Delina, kërkoji Bledit që të marrë në mbrojtje femrat!

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 17.03.2023, 21:16

Ditën e sotme u përballëm me një skandal të vërtetë të Policisë së Shtetit. Disa oficerë të lartë të Komisariatit Nr. 1, mes të cilëve edhe një oficere femër, bënin komente seksiste në lidhje me një adoleshente të humbur.

Skandali merr përmasa të mëdha pasi diskutimi seksist u realizua në grupin e punës me të paktën 80 anëtarë të forcave policore. Pra policët e shtetit që paguhen me paratë tona, talleshin rëndë dhe hapur me një adoleshente të gjorë e cila ishte larguar nga shtëpia.

Në një skandal të tillë kaq të rëndë, minimalisht Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi duhet të kishte dhënë vetë dorëheqjen pa pritur shkarkimin. Megjithatë duke ditur që Bledi nuk e dëgjon thirrjen tonë pasi është i zënë me vajin e palmës, kemi një lutje për bashkëshorten e tij, zj. Delina Fico.

Bashkëshortja e Ministrit të Brendshëm është angazhuar prej vitesh në shumë OJQ të cilat marrin financime të majme nga Europa për mbrojtjen e të drejtave të femrave. Ajo njihet si një aktiviste e shoqërisë civile, me ekspertizë në çështjet gjinore.

Zj. Fico ka punuar gjerësisht me OJQ lokale, rajonale dhe ndërkombëtare. Mjafton të përmendim se zonja Fico ka qenë ose është anëtare në këto organizata: UNIFEM – entiteti i Kombeve të Bashkuara i përkushtuar ndaj barazisë gjinore dhe fuqizimit të grave; Fondi i Veprimit Urgjent për të Drejtat e Njeriut të Grave, Rrjeti i Grave Lindore Perëndimore, Shoqata e grave "Refleksione", Shoqata Gratë e Kosovës, dhe një sërë OJQ të tjera që mbrojnë femrat.

Por për habi, zonja në fjalë ka humbur fare pa nam e nishan dhe nuk ka lëshuar asnjë deklaratë në rastin e skandalit të sotshëm ku një vajzë adoleshente është tallur në mënyrë makabre nga disa policë që presupozohet se duhet ta mbrojnë.

Gjithsesi, e dashur zonja Fico, të paktën kërkojini bashkëshortit tuaj Bledi Çuçi të zbatojë ligjin e të mbrojë femrat shqiptare, pasi javët e fundit jo vetëm nuk janë mbrojtur, por kanë përfunduar të vrara njëra pas tjetrës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Shqiptari në Gjermani
    Shqiptari në Gjermani, i cli gjeti në rrugë një portofol dhe vendosi që atë t;ia kthejë të zotit, një shtetas gjerman. Ai filmoi veten e tij me kamerën e makinës gjatë kohës që gjente shtëpinë e shtetasit gjerman. Fatmirësisht e gjeti dhe ia dorëzoi portofolin. Shtetasi gjerman e falënderoi shumë dhe e ‘shpërbleu’ atë me 20 euro.
    Sara nga Tirana
    Kandidatja e dytë është Sara nga Tirana, e cila, nuk zgjidhi të dhurojë para apo rroba për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri, por shprehu gatishmërinë e saj për të birësuar një fëmijë, që ka humbur familjen në rrënojat e asaj lëkundjeje të madhe. Ajo tha për JOQ se po pret momentin kur ta njoftojnë se mund të birësojë një fëmijë në Turqi apo Siri.
    Deoni
    I treti është Deoni i vogël nga Kukësi, i cili na tregoi se nuk ka rëndësi mosha për të pasur një zemër të madhe. Ai dhuroi arkën e tij të kursimeve për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Ndoshta ato pak të holla të tij nuk janë asgjë, por mesazhi i tij është shumë më i madh.
    Shoferi i kamionit
    I katërti është shqiptari, shofer kamioni, i cili u nis nga Shkupi më qindra ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Vetëm dy ditë pas tërmetit, ai mblodhi ndihma dhe u nis i vetëm drejt qytetit të shkatërruar nga lëkundjet sizmike.
    Babë e bir nga Kukësi
    Në vendin e pestë, janë babë e bir nga Kukësi. Afrim Cenaj(babai) dërgoi në redaksinë e JOQ Albania foton kur i puthte duart djalit të tij për të mos u larguar nga Shqipëria. Afrimi është pjesë e listës së heronjve për drymën që i jep djalit të tij që të kontribuojë në vendin e tij, ndërsa i biri është në listë sepse, pavarësisht situatës së vështirë në Shqipëri, po merr zanatin e babait dhe ka premtuar se do punojë për Shqipërinë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit