Klodjana është një vajzë 14-vjeçare, e rritur me shumë vuajtje. Ne moshën 1-vjeçare ajo humb babain dhe bashkë me vëllain rriten nga nëna e tyre. Mes lotësh, ajo tregon se herë me bukë thatë dhe herë të uritur flinin gjumë për të mos i marrë më shumë uria.
Familja e saj jetonte me qira në qytetin e Beratit dhe për shkak të mos-pagesës shumë herë kanë rrezikuar që të nxirrnin nga nbanesa.
Fatmirësisht dy shqiptarë zemërmirë, që jetonin në Zvicër i blenë një banesë të re në Berat. Kjo ishte lumturia më e madhe, ata kurrë nuk e menduan se një ditë do t’u buzëqeshte fati të kishin një shtëpi të tyre.
Pasi menduan se tashmë për ta erdhi një jetë e qetë, çdo gjë mori një drejtim tjetër, vajza jetime Klodjana diagnostikohet me Leucemi dhe duhet te niset urgjent jashtë Shqipërisë. Mjekët kanë dhënë shpresa se ajo nëse niset urgjent mund të shpëtojë.
Nëna e saj mes lotësh bën thirrje që t’i shpëtojne vajzën. Një histori e dhimbshme që ka prekur shumë njerëz dhe ne i bashkëngjitemi kësaj thirrje të nënës për të shpëtuar jetimen 14-vjeçare.
Thirrja dhe mbledhja e parave nga shqiptarët po bëhet nga bamirësi dhe imami Elvis Naçi.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
Shqiptari në Gjermani
Shqiptari në Gjermani, i cli gjeti në rrugë një portofol dhe vendosi që atë t;ia kthejë të zotit, një shtetas gjerman. Ai filmoi veten e tij me kamerën e makinës gjatë kohës që gjente shtëpinë e shtetasit gjerman. Fatmirësisht e gjeti dhe ia dorëzoi portofolin. Shtetasi gjerman e falënderoi shumë dhe e ‘shpërbleu’ atë me 20 euro.
Sara nga Tirana
Kandidatja e dytë është Sara nga Tirana, e cila, nuk zgjidhi të dhurojë para apo rroba për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri, por shprehu gatishmërinë e saj për të birësuar një fëmijë, që ka humbur familjen në rrënojat e asaj lëkundjeje të madhe. Ajo tha për JOQ se po pret momentin kur ta njoftojnë se mund të birësojë një fëmijë në Turqi apo Siri.
Deoni
I treti është Deoni i vogël nga Kukësi, i cili na tregoi se nuk ka rëndësi mosha për të pasur një zemër të madhe. Ai dhuroi arkën e tij të kursimeve për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Ndoshta ato pak të holla të tij nuk janë asgjë, por mesazhi i tij është shumë më i madh.
Shoferi i kamionit
I katërti është shqiptari, shofer kamioni, i cili u nis nga Shkupi më qindra ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Vetëm dy ditë pas tërmetit, ai mblodhi ndihma dhe u nis i vetëm drejt qytetit të shkatërruar nga lëkundjet sizmike.
Babë e bir nga Kukësi
Në vendin e pestë, janë babë e bir nga Kukësi. Afrim Cenaj(babai) dërgoi në redaksinë e JOQ Albania foton kur i puthte duart djalit të tij për të mos u larguar nga Shqipëria. Afrimi është pjesë e listës së heronjve për drymën që i jep djalit të tij që të kontribuojë në vendin e tij, ndërsa i biri është në listë sepse, pavarësisht situatës së vështirë në Shqipëri, po merr zanatin e babait dhe ka premtuar se do punojë për Shqipërinë.