Mitrovicasi dëshiron ta martojë një vajzë 15-vjeçare, Policia inicion rast për sulm seksual

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 16.03.2023, 21:49

Vajzat e mitura vazhdojnë të jenë viktima të ngacmimeve, sulmeve e dhunës seksuale. E të dyshuarit në shumë raste janë persona të cilët ndonëse janë në dijeni për moshën minorene të viktimave, krijojnë lidhje dashurie dhe intime me to.

Për më tepër, ata në shumë raste tentojnë të nisin edhe bashkëjetesën.

Një rast i tillë është zbuluar pasi një person i moshës së rritur nga Mitrovica, dyshohet se ka marrë një vajzë të mitur nga qyteti i Podujevës me qëllim që të bashkëjetojnë,sinjali raporton se i dyshuari dhe viktima janë shoqëruar në stacion policor, ku para hetuesve kanë deklaruar se janë në lidhje dashurie që tri vjet dhe dëshirojnë të martohen.

Bazuar në dëshmitë e tyre, ata nuk kanë kryer asnjëherë marrëdhënie seksuale, por kanë pasur puthje mes vete.

Me urdhër të prokurorit, ndaj 20-vjeçarit është iniciuar rasti për veprën penale ‘Sulm seksual’, ndërsa 15-vjeçarja është kthyer te familja e saj në Podujevë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Shqiptari në Gjermani
    Shqiptari në Gjermani, i cli gjeti në rrugë një portofol dhe vendosi që atë t;ia kthejë të zotit, një shtetas gjerman. Ai filmoi veten e tij me kamerën e makinës gjatë kohës që gjente shtëpinë e shtetasit gjerman. Fatmirësisht e gjeti dhe ia dorëzoi portofolin. Shtetasi gjerman e falënderoi shumë dhe e ‘shpërbleu’ atë me 20 euro.
    Sara nga Tirana
    Kandidatja e dytë është Sara nga Tirana, e cila, nuk zgjidhi të dhurojë para apo rroba për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri, por shprehu gatishmërinë e saj për të birësuar një fëmijë, që ka humbur familjen në rrënojat e asaj lëkundjeje të madhe. Ajo tha për JOQ se po pret momentin kur ta njoftojnë se mund të birësojë një fëmijë në Turqi apo Siri.
    Deoni
    I treti është Deoni i vogël nga Kukësi, i cili na tregoi se nuk ka rëndësi mosha për të pasur një zemër të madhe. Ai dhuroi arkën e tij të kursimeve për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Ndoshta ato pak të holla të tij nuk janë asgjë, por mesazhi i tij është shumë më i madh.
    Shoferi i kamionit
    I katërti është shqiptari, shofer kamioni, i cili u nis nga Shkupi më qindra ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Vetëm dy ditë pas tërmetit, ai mblodhi ndihma dhe u nis i vetëm drejt qytetit të shkatërruar nga lëkundjet sizmike.
    Babë e bir nga Kukësi
    Në vendin e pestë, janë babë e bir nga Kukësi. Afrim Cenaj(babai) dërgoi në redaksinë e JOQ Albania foton kur i puthte duart djalit të tij për të mos u larguar nga Shqipëria. Afrimi është pjesë e listës së heronjve për drymën që i jep djalit të tij që të kontribuojë në vendin e tij, ndërsa i biri është në listë sepse, pavarësisht situatës së vështirë në Shqipëri, po merr zanatin e babait dhe ka premtuar se do punojë për Shqipërinë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit