Edhe në Shqipëri ashtu si në shumë vende të Evropës dhe botës, defektet e lindura të zemrës po shtohen dita-ditës. Sipas mjekëve ekspertë gjatë një viti lindin 300 fëmijë me probleme në zemër dhe shumica prej tyre me vrimë në zemër.
Në Shqipëri janë pak a shumë në trendin europian ose botëror të këtyre anomalive, 8-10 anomali kardiake për 1 mijë lindje. Ne kemi aktualisht 25 deri në 30 mijë lindje në vit, me një mesatare lindin rreth 300 fëmijë me anomali të ndryshme kardiake. Problemet më të shpeshta janë defektet në muret ndarëse të zemrës, ose vrimat që quhen në gjuhën popullore.
Një pjesë e konsiderueshme e këtyre problemeve që evidentohen në zemër kanë nevojë për ndërhyrje kirurgjikale të menjëhershme.
Anomalitë ndër më të komplikuarat që kërkojnë ndërhyrje që në momentet e para të lindjes, siç janë transfuzionet e enëve të mëdha. Të gjitha këto janë ndërhyrje që aktualisht kryhen në vendin tonë, pra janë 20 deri në 30 raste ato që kërkojnë ndërhyrje urgjente që muajt e parë të jetës. Po të mos ndërhyhet në kohën e duhur, atëherë nuk jetojnë fëmijët.
Vrimat në zemër janë defekti që haset më së shumti te fëmijët dhe pjesa më e madhe mbyllen vetë gjatë vitit të parë dhe të dytë të jetës, por kjo në varësi të madhësisë së tyre.
Varet nga madhësia dhe nga vendi, ne bëjmë kontrolle periodike.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
Shqiptari në Gjermani
Shqiptari në Gjermani, i cli gjeti në rrugë një portofol dhe vendosi që atë t;ia kthejë të zotit, një shtetas gjerman. Ai filmoi veten e tij me kamerën e makinës gjatë kohës që gjente shtëpinë e shtetasit gjerman. Fatmirësisht e gjeti dhe ia dorëzoi portofolin. Shtetasi gjerman e falënderoi shumë dhe e ‘shpërbleu’ atë me 20 euro.
Sara nga Tirana
Kandidatja e dytë është Sara nga Tirana, e cila, nuk zgjidhi të dhurojë para apo rroba për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri, por shprehu gatishmërinë e saj për të birësuar një fëmijë, që ka humbur familjen në rrënojat e asaj lëkundjeje të madhe. Ajo tha për JOQ se po pret momentin kur ta njoftojnë se mund të birësojë një fëmijë në Turqi apo Siri.
Deoni
I treti është Deoni i vogël nga Kukësi, i cili na tregoi se nuk ka rëndësi mosha për të pasur një zemër të madhe. Ai dhuroi arkën e tij të kursimeve për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Ndoshta ato pak të holla të tij nuk janë asgjë, por mesazhi i tij është shumë më i madh.
Shoferi i kamionit
I katërti është shqiptari, shofer kamioni, i cili u nis nga Shkupi më qindra ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Vetëm dy ditë pas tërmetit, ai mblodhi ndihma dhe u nis i vetëm drejt qytetit të shkatërruar nga lëkundjet sizmike.
Babë e bir nga Kukësi
Në vendin e pestë, janë babë e bir nga Kukësi. Afrim Cenaj(babai) dërgoi në redaksinë e JOQ Albania foton kur i puthte duart djalit të tij për të mos u larguar nga Shqipëria. Afrimi është pjesë e listës së heronjve për drymën që i jep djalit të tij që të kontribuojë në vendin e tij, ndërsa i biri është në listë sepse, pavarësisht situatës së vështirë në Shqipëri, po merr zanatin e babait dhe ka premtuar se do punojë për Shqipërinë.