JOQ denoncoi vjedhjen 3.2 MILIARDË që në 2021-in, SPAK arrestoi Lefter Allën pas 2 vitesh

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 16.03.2023, 12:22

Tenderin me vlerë mbi 3.2 Miliardë Lekë për të cilin është arrestuar kryetari i bashkisë Bulqizë, Lefter Alla, “JOQ Albania” e ka denoncuar plot dy vite më parë. Me pak fjalë atë çka ka bërë SPAK-u sot, e ka bërë media jonë dy vite më parë.

Bashkimi i komanive “Egland” me pronar Rasim Dacin dhe “BE-IS” me pronar Hamz Islamajn u shpallën fitues me ofertë ekonomike mbi gjysmë miliard lekë më shumë se ofertat e kompanive të tjera. Tenderi nuk ishte shpallur me Flamur të Kuq dhe gjithçka shkonte vaj për drejtësinë shqiptare derisa u zbulua se Daci Dhe Islamaj kishin hyrë në garë si sekserë dhe përfituesi i vertetë i miliardave ishte “2AF Albania”, kompania e mikut familjar të Allës, Aqif Konesha.

LEXO KËTU

Kjo tregon se SPAK ka përjetuar gjumin e gjatë letargjik dhe është zgjuar tani në pranverë me dërgimin e vonuar të Allës pas hekurave, të vonuar, ashtu siç drejtësia shqiptare do veprojë edhe për kryebashkiakët e tjerë të Rilindjes që shpërdorojnë miliarda lekë nga paratë e popullit nga dita në ditë.

Duhet të bëhet dikush “kurban” nga fundi i kavallit dhe këtë radhë hallka qëlloi të ishte Alla, por kur do i shkojë SPAK zinxhirit nga koka e të arrestojë Erion Veliajn për shpërdorime fondesh publike e tenderash klientelistë?! Lista është tejet e gjatë dhe SPAK meqë pretendon se është shumë i zënë, mjafton të lexojë denoncimet e vazhdueshme të abuzimeve të kryebashkiakut të publikuara nga JOQ Albania dhe të na falenderojë më vonë.

Më 1 maj 2021, “JOQ Albania” shkruante për shpalljen e fituesit të tenderit për ndërtimin e ujësjellësit të Bulqizës, duke ia dhënë bashkimit të kompanive “EGLAND & BE-IS”, që kishte paraqitur çmimin më të lartë, duke krijuar dyshime të forta se fituesi ishte paracaktuar.

Ndërkohë, prapaskenat kanë treguar se kompania që ka fituar tenderin nuk ka bërë asnjë punim në ujësjellës, por ka qenë vetëm një mënyrë kamuflazhi që Alla t’ia japë tenderin shokut dhe të afërmit të Lefter Allës, Aqif Konesha.

AQIF KONESHA

Shpresojmë që “Gjumani” t’i hapë sytë dhe të falenderojë mediat investigative për lehtësimin e punës në mënyrë që të mos reagojë dy vite më pas, kur një pjesë e madhe e provave janë zhdukur dhe kjo e ndihmon Allën të mbrohet para drejtësisë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Shqiptari në Gjermani
    Shqiptari në Gjermani, i cli gjeti në rrugë një portofol dhe vendosi që atë t;ia kthejë të zotit, një shtetas gjerman. Ai filmoi veten e tij me kamerën e makinës gjatë kohës që gjente shtëpinë e shtetasit gjerman. Fatmirësisht e gjeti dhe ia dorëzoi portofolin. Shtetasi gjerman e falënderoi shumë dhe e ‘shpërbleu’ atë me 20 euro.
    Sara nga Tirana
    Kandidatja e dytë është Sara nga Tirana, e cila, nuk zgjidhi të dhurojë para apo rroba për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri, por shprehu gatishmërinë e saj për të birësuar një fëmijë, që ka humbur familjen në rrënojat e asaj lëkundjeje të madhe. Ajo tha për JOQ se po pret momentin kur ta njoftojnë se mund të birësojë një fëmijë në Turqi apo Siri.
    Deoni
    I treti është Deoni i vogël nga Kukësi, i cili na tregoi se nuk ka rëndësi mosha për të pasur një zemër të madhe. Ai dhuroi arkën e tij të kursimeve për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Ndoshta ato pak të holla të tij nuk janë asgjë, por mesazhi i tij është shumë më i madh.
    Shoferi i kamionit
    I katërti është shqiptari, shofer kamioni, i cili u nis nga Shkupi më qindra ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Vetëm dy ditë pas tërmetit, ai mblodhi ndihma dhe u nis i vetëm drejt qytetit të shkatërruar nga lëkundjet sizmike.
    Babë e bir nga Kukësi
    Në vendin e pestë, janë babë e bir nga Kukësi. Afrim Cenaj(babai) dërgoi në redaksinë e JOQ Albania foton kur i puthte duart djalit të tij për të mos u larguar nga Shqipëria. Afrimi është pjesë e listës së heronjve për drymën që i jep djalit të tij që të kontribuojë në vendin e tij, ndërsa i biri është në listë sepse, pavarësisht situatës së vështirë në Shqipëri, po merr zanatin e babait dhe ka premtuar se do punojë për Shqipërinë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit