Hodhi në tapet Liverpoolin, Ancelotti: Milanin e dua në finale, jo në çerekfinale

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 16.03.2023, 09:52

Real Madrid konfirmohet edhe një herë si “vrasës” në Champions League. Skuadra e drejtuar nga Carlo Ancelotti mposhti edhe një herë minimalisht Liverpoolin me golin e Benzema, pasi e pati shkërmoqur në ndeshjen e parë me shifrat 5-2.

Pas ndeshjes strategu italian foli për mediat, ku tregoi se skuadra e tij mundi të bënte gjithçka që kishte planifikuar. Nuk mungoi as një koment për Milanin, ku ai ka shkruar historinë. Ancelotti nuk dëshiron të përballet me kuqezinjtë para finales.

“Ne luajtëm mirë, nuk u mbrojtëm shumë. Ne bëmë lojën që donim të luanim. Liverpool është një klub zotëri. Ata bënë homazhe për Amancio dhe ishte gjest shumë i mirë prej tyre. Me këtë përballemi në çerekfinale? Nuk e di, por Milanin do ta doja në finale, jo në çerekfinale.

Guardiola thotë se ne jemi favoritë? Nuk ka shumë rëndësi. Ekipi i tij shënoi 7 gola ndaj Leipzig, kështu që nuk dihet favoriti. Do të duhet të vuajmë në çerekfinale dhe nëse shkojmë në gjysmëfinale, përsëri do të vuajmë”, është shprehur trajneri italian.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Zotëria që gjeti portofolin
    Kandidati i parë është zotëria që gjeti portofolin më gati një milionë lekë dhe vendosi që atë t’ia dorëzojë të zotit. Ai bëri kërkesën për publikim në JOQ ALBANIA, që të gjente pronarin e portofolit të humbur. Gjithashtu portofoli kishte brenda dokumente shumë të rëndësishme.
    Banorët e lagjes në Elbasan
    Të harruar nga pushteti vendor, disa banorë të një lagjeje në Elbasan janë heronjtë e atij komuniteti, pasi ata me shpenzimet e tyre dhe me krahët e tyre, dolën dhe rregulluan rrugën. Askush nga bashkia nuk ishte kujtuar për atë rrugë, kështu që ata vendosën që ta merrnin vetë situatën në dorë.
    Adnan Dibrani
    Adnan Dibrani, u hodh në ujin e ftohtë të lumit Moraca në Podgoricë për të shpëtuar një foshnje që kishte rënë brenda. Pasi e nxorri nga uji, Andani i bërë masazh kardiak foshnjës duke i shpëtuar jetën.
    Adem Qorri
    40-vjeçari, Adem Qorri, i cili jetonte me familje në Florida të ShBA-së ka humbur jetën teksa po e shpëtonte një 10-vjeçar që po mbytej në det. Ademi shpëtoi nga mbytja shokun e djalit të tij, por vetë nnuk ia doli dot.
    I riu nga Tirana
    Kandidati i radhës ështrë i riu nga Tirana, që mori të moshuarin, që kishte humbur rrugën, e futi në makinë dhe e dërgoi në komisariat. Ai qëndroi me të derisa u siguria që familjarët e tij do shkonin ta merrnin.
    Zjarrfikësit e keqpaguar
    Kandidatët e radhës janë disa zjarrfikës nga Tirana, të cilët pavarësisht kushteve të këqija, mungesës së mjeteve dhe rrogës së ulët, bënë maksimumin për të shpëtuar një mace që kishte mbetur në një pemë. Pavarësisht vjedhjes që u bëhet atyre nga drejtorët dhe kryetari i bashkisë, ata vazhdojnë të punojnë me pasion.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit