Keqpërdorimi i autorizimeve ekonomike, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore përbën vepër penale dhe dënohet me gjobë e me burgim deri në pesë vjet.
Një vepër e tillë po dyshohet se është kryer nga menaxherja e qendrës tregtare ‘Super Viva’ në Prizren, e cila është denoncuar gjatë ditës së djeshme në Polici, nën dyshimin se ka përvetësuar mijëra euro.
Prokuroria tashmë ka nisur hetimet për këtë rast, ndërkohë gazeta ka mësuar identitetin e të dyshuarës,burimet e sinjalit kanë bërë me dije se objekt i hetimit lidhur me këtë rast është e dyshuara K.Tafaj, 30-vjeçare – e cila ushtron detyrën e menaxheres në qendrën ky dyshohet se u “avulluan” mbi 31 mijë euro.
Dyshimet ndaj saj u ngritën pas parregullsive që dyshohet se janë zbuluar që nga muaji dhjetor i vitit të kaluar dhe lidhen me shumën e parave të raportuara, e cila dyshohet të ketë lëvizur kohë pas kohe dhe përgjegjësinë për këtë e mban e dyshuara Tafaj.
Rasti u denoncua gjatë ditës së djeshme dhe dy dëshmitarët që kanë dhënë deklaratat e tyre para hetuesve policorë, kanë thënë se përgjegjësia për mungesën e mijëra eurove bie mbi menaxheren Tafaj, por nuk kanë deponuar dëshmi.
Si rezultat i raportimit të rastit, është urdhëruar që të shoqërohet në Polici edhe e dyshuara, e cila po ashtu është intervistuar lidhur me pretendimet se ka përvetësuar mbi 31 mijë eurove që po dyshohet se kanë munguar në qendrën ku ajo mban pozitën e menaxheres.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
Shqiptari në Gjermani
Shqiptari në Gjermani, i cli gjeti në rrugë një portofol dhe vendosi që atë t;ia kthejë të zotit, një shtetas gjerman. Ai filmoi veten e tij me kamerën e makinës gjatë kohës që gjente shtëpinë e shtetasit gjerman. Fatmirësisht e gjeti dhe ia dorëzoi portofolin. Shtetasi gjerman e falënderoi shumë dhe e ‘shpërbleu’ atë me 20 euro.
Sara nga Tirana
Kandidatja e dytë është Sara nga Tirana, e cila, nuk zgjidhi të dhurojë para apo rroba për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri, por shprehu gatishmërinë e saj për të birësuar një fëmijë, që ka humbur familjen në rrënojat e asaj lëkundjeje të madhe. Ajo tha për JOQ se po pret momentin kur ta njoftojnë se mund të birësojë një fëmijë në Turqi apo Siri.
Deoni
I treti është Deoni i vogël nga Kukësi, i cili na tregoi se nuk ka rëndësi mosha për të pasur një zemër të madhe. Ai dhuroi arkën e tij të kursimeve për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Ndoshta ato pak të holla të tij nuk janë asgjë, por mesazhi i tij është shumë më i madh.
Shoferi i kamionit
I katërti është shqiptari, shofer kamioni, i cili u nis nga Shkupi më qindra ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Vetëm dy ditë pas tërmetit, ai mblodhi ndihma dhe u nis i vetëm drejt qytetit të shkatërruar nga lëkundjet sizmike.
Babë e bir nga Kukësi
Në vendin e pestë, janë babë e bir nga Kukësi. Afrim Cenaj(babai) dërgoi në redaksinë e JOQ Albania foton kur i puthte duart djalit të tij për të mos u larguar nga Shqipëria. Afrimi është pjesë e listës së heronjve për drymën që i jep djalit të tij që të kontribuojë në vendin e tij, ndërsa i biri është në listë sepse, pavarësisht situatës së vështirë në Shqipëri, po merr zanatin e babait dhe ka premtuar se do punojë për Shqipërinë.