Emiriana Sako nuk e zhgënjen Gjikurinë, i jep 1.3 miliardë edhe pse 7 firma të tjera ofruan më pak

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 13.03.2023, 21:33

Emiriana Sako nuk zhgënjen përsëri! Jo për punë të bëra në mënyrë të shkëlqyer, jo. Por për diçka krejt tjetër. Për faktin se si ka dhënë një alamet tenderi prej rreth 1.3 miliardë lekësh tek një nga oligarkët e preferuar të qeverisë, firmën Gjikuria.

Edhe pse firma në fjalë ka dhën ofertën më të lartë, Emiriana Sako as që e ka “vënë ujin në zjarr” dhe e ka shpallur pa problem fituese duke i mbushur xhepat me plot 1.3 miliardë lekë nga paratë e durrsakëve të gjorë.

Bëhet fjalë për procedurën me numër reference REF-56510-01-20-2023 dhe me objekt “Rikonstruksioni i Qendrës Kulturore të fëmijëve Durrës”. Fondi limit i këtij tenderi është vlerësuar në shifrën 106,262,235 lekë të reja pa TVSH ose rreth 1.3 miliardë lekë të vjetra me TVSH.

Duke shfletuar dokumentacionin e këtij tenderi shikohet se kanë marrë pjesë në garë plot 8 firma. Nga këto, njëra ka ofruar vlerë zero, ndërsa 6 të tjera kanë ofruar vlera bindshëm më të ulëta sesa Gjikuria.

Mjafton për shembull të krahasojmë shifrën fituese me ofertën më të ulët të dhënë nga të tjerët. Do të shohim se del një diferencë e frikshme prej gati 215 milionë lekësh të vjetra me TVSH. Në rastin më të mirë gjitha këto para janë humbje e pastër për shtetin.

Megjithatë duket se Emiriana Sako as që e ka prishur terezinë dhe ka shpallur fitues Gjikurinë me ofertën 103,989,213 lekë të reja pa TVSH ose rreth 1.3 miliardë lekë të vjetra me TVSH. Nëse krahasojmë këtë shifër me atë të fondit limit vihet re se vlera e ofruar nga Gjikuria është sa 97.86% e fondit limit duke forcuar shumë dyshimet se kemi të bëjmë me një fitues të paracaktuar që në fillim.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Shqiptari në Gjermani
    Shqiptari në Gjermani, i cli gjeti në rrugë një portofol dhe vendosi që atë t;ia kthejë të zotit, një shtetas gjerman. Ai filmoi veten e tij me kamerën e makinës gjatë kohës që gjente shtëpinë e shtetasit gjerman. Fatmirësisht e gjeti dhe ia dorëzoi portofolin. Shtetasi gjerman e falënderoi shumë dhe e ‘shpërbleu’ atë me 20 euro.
    Sara nga Tirana
    Kandidatja e dytë është Sara nga Tirana, e cila, nuk zgjidhi të dhurojë para apo rroba për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri, por shprehu gatishmërinë e saj për të birësuar një fëmijë, që ka humbur familjen në rrënojat e asaj lëkundjeje të madhe. Ajo tha për JOQ se po pret momentin kur ta njoftojnë se mund të birësojë një fëmijë në Turqi apo Siri.
    Deoni
    I treti është Deoni i vogël nga Kukësi, i cili na tregoi se nuk ka rëndësi mosha për të pasur një zemër të madhe. Ai dhuroi arkën e tij të kursimeve për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Ndoshta ato pak të holla të tij nuk janë asgjë, por mesazhi i tij është shumë më i madh.
    Shoferi i kamionit
    I katërti është shqiptari, shofer kamioni, i cili u nis nga Shkupi më qindra ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Vetëm dy ditë pas tërmetit, ai mblodhi ndihma dhe u nis i vetëm drejt qytetit të shkatërruar nga lëkundjet sizmike.
    Babë e bir nga Kukësi
    Në vendin e pestë, janë babë e bir nga Kukësi. Afrim Cenaj(babai) dërgoi në redaksinë e JOQ Albania foton kur i puthte duart djalit të tij për të mos u larguar nga Shqipëria. Afrimi është pjesë e listës së heronjve për drymën që i jep djalit të tij që të kontribuojë në vendin e tij, ndërsa i biri është në listë sepse, pavarësisht situatës së vështirë në Shqipëri, po merr zanatin e babait dhe ka premtuar se do punojë për Shqipërinë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit