Publikohen pamjet e vitit 1998, kur shqiptarët dorëzuan armët pas ultimatumit të forcave serbe

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 13.03.2023, 13:27

Aksioni i mbledhjes së armëve të Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës (FARK-ut) nga ushtria serbe si një mënyrë për t’a robëruar popullin e Kosovës, ishte njëri ndër aksionet e zëshme nga regjimi serb në Deçan.

Sot, faqja në Facebook, “Krimet serbe – Serbian Crimes”, ka publikuar disa fotografi të këtij aksioni të shtatorit të vitit 1998 në Isniq të Deçanit, duke treguar se si forcat serbe dhanë ultimatium për largim të popullatës dhe dorëzim të armëve.

“Rënia e pikave mbrojtëse të UÇK-së në Dukagjin bëri që një numër i madh i popullsisë të mblidhej në fshatin Isniq të Deçanit dhe fshatrave përreth. Këto fshatra konsideroheshin të sigurta dhe kontrolloheshin nga ushtarët e FARK-ut (Forcat e Armatosura të Republikës së Kosovës). Megjithatë, forcat serbe rrethuan Isniqin dhe iu dhanë ultimatum forcave të FARK-ut që aso kohe drejtoheshin nga kolonel Tahir Zemaj, që t’i dorëzonin armët, në të kundërtën Isniqi do të shndërrohej në enklavë. Ky ultimatum u pranua dhe aty u dorëzuan mijëra armë, ndërsa popullata u lejua të largohej në drejtim të Shqipërisë dhe Malit të Zi. Bashkë me ta ishin edhe mijëra ushtarë, të cilët zhveshën uniformën dhe dorëzuan armët.”, rrëfehet në shkrimin e tyre.

Përkundrejt kësaj, janë publikuar edhe disa të dhëna sipas dokumenteve të forcave serbe të asaj kohe, ku sipas tyre në këtë aksion janë dorëzuar pushkë automatike kineze, pushkë gjysmautomatike, automatikë rus, granata, mina kundërtanke etj.

“Kjo dosje përmban numrin e armëve dhe numrin serik të tyre të dorëzuara nga oficerët e FARK-ut. Sipas kësaj dosje, janë hedhur dhe dorëzuar këto armë: pushkë automatike të prodhimit kinez, kalibri 7.62 mm, me numrin vijues, gjithsejtë 735 (mbyllet me numrin rendor 735). 222 copë pushkë automatike kineze me karikatorë, 419 pushkë gjysmautomatike të prodhimit kinez të kalibrit 7.62 mm, 23 copë pushkë të ndryshme (“M-48”, “Leninka”, “Taljanka”, “Karabina” të kalibrit 7.9 mm dhe të tjera), 7 automatikë rus “Ahpagini”, 82 pushkomitraloza të kalibrit 7.62X39, 70 pushkomitraloza të kalibrit 7.62X54, 35 copë pushkomitraloza “Broving” 53 mortaja dore të prodhimit kinez, 6 topa pa dridhje, një minahedhës i kalibrit 82 mm, 7 copa minahedhës të kalibrit 60 mm, granata për topin pa dridhje 62 copa, (jo i lexueshëm lloji i armatimit) 1 050 copa, 7 granata për minahedhës 60 mm dhe 82 mm, 196 granata për mortaja dore, 5 mina kundërtanke, eksploziv tritol 4 kg, 225 054 copë fishekë të kalibrit 7.62×39 dhe 7.32×54 dhe 392 karikatorë pushkësh automatike.”, bëhet e ditur në shkrimin e tyre.

Kujtojmë se të gjitha këto armë ishin sjellë nga ushtarët e UÇK-së nga Shqipëria në kushte të vështira e nën rrezikun për jetë nga forcat serbe.

Postimi Krimet Serbe – Serbian Crimes

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Shqiptari në Gjermani
    Shqiptari në Gjermani, i cli gjeti në rrugë një portofol dhe vendosi që atë t;ia kthejë të zotit, një shtetas gjerman. Ai filmoi veten e tij me kamerën e makinës gjatë kohës që gjente shtëpinë e shtetasit gjerman. Fatmirësisht e gjeti dhe ia dorëzoi portofolin. Shtetasi gjerman e falënderoi shumë dhe e ‘shpërbleu’ atë me 20 euro.
    Sara nga Tirana
    Kandidatja e dytë është Sara nga Tirana, e cila, nuk zgjidhi të dhurojë para apo rroba për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri, por shprehu gatishmërinë e saj për të birësuar një fëmijë, që ka humbur familjen në rrënojat e asaj lëkundjeje të madhe. Ajo tha për JOQ se po pret momentin kur ta njoftojnë se mund të birësojë një fëmijë në Turqi apo Siri.
    Deoni
    I treti është Deoni i vogël nga Kukësi, i cili na tregoi se nuk ka rëndësi mosha për të pasur një zemër të madhe. Ai dhuroi arkën e tij të kursimeve për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Ndoshta ato pak të holla të tij nuk janë asgjë, por mesazhi i tij është shumë më i madh.
    Shoferi i kamionit
    I katërti është shqiptari, shofer kamioni, i cili u nis nga Shkupi më qindra ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Vetëm dy ditë pas tërmetit, ai mblodhi ndihma dhe u nis i vetëm drejt qytetit të shkatërruar nga lëkundjet sizmike.
    Babë e bir nga Kukësi
    Në vendin e pestë, janë babë e bir nga Kukësi. Afrim Cenaj(babai) dërgoi në redaksinë e JOQ Albania foton kur i puthte duart djalit të tij për të mos u larguar nga Shqipëria. Afrimi është pjesë e listës së heronjve për drymën që i jep djalit të tij që të kontribuojë në vendin e tij, ndërsa i biri është në listë sepse, pavarësisht situatës së vështirë në Shqipëri, po merr zanatin e babait dhe ka premtuar se do punojë për Shqipërinë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit