Jonadën e vrau polici me skaf/ Rrumbullaku dhurata 900 Milionë Lekë “Jet Ski” policëve tek “burgaxhiu”

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 13.03.2023, 21:30

Muhamet Rrumbullaku i mbyll sytë përpara skandaleve të policisë dhe vazhdon të bëjë pazare me oligarkë. Kujtojmë se më datë 2 gusht një ngjarje tragjike ndodhi në Himarë, ku një vogëlushe e mitur e quajtur Jonada u vra për shkak të papërgjegjshmërisë së shtetit.

Vajza e vogël u nda nga kjo botë, pasi një skaf e goditi atë për vdekje. Ajo që e bën më tragjike ngjarjen është se mjeti lundrues drejtohej nga efektivi i policisë, Arjan Tase. Kreu i policisë asaj kohe, Gledis Nano, e shkarkoi nga detyra Tasen dhe kështu shumë shpejt kjo tragjedi u harrua.

Muhamet Rrumbullaku e ka vërtetuar me tenderin e fundit se kjo tragjedi është harruar, pas fasadës se shteti atë muaj sekuestroi motorët e ujit.

Ndërkohë, drejtori i ri i Policisë së Shtetit emëruar nga Edi Rama, Muhamet Rrumbullaku do t’u bëjë dhuratë “Jet-Ski” policëve që t’i kenë gati për këtë sezon veror.

Në tenderin e regjistruar me 6 mars thuhet se Policia e Shtetit do të shpenzojë mbi 896 MILIONË LEKË me TVSH dhurata motorë uji për efektivët e policisë.

Ky tender është alarm për qytetarët, pasi u vërtetua vjet që policia në vend që të mbrojë qytetarët i kthen në viktima tragjedish. Por skandali nuk mbaron me kaq! Këtë tender abuziv, Rrumbullaku ia ka falur firmës “Moto Tirana Sh.p.k”, me pronar Hysen Vadenja.

Valdenja është emër i njohur për mediat dhe policinë. Ai rezulton i arrestuar në flagrancë bashkë me një shtetas tjetër nga Dibra për vjedhje motorësh e falsifikim dokumentesh.

Fakt ky i rëndësishëm që është anashkaluar nga Rrumbullaku, duke shtuar këtu që këtë tender e ka marrë në shkelje të ligjit, pasi ofertat e firmave të tjera ishin më të ulëta.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Shqiptari në Gjermani
    Shqiptari në Gjermani, i cli gjeti në rrugë një portofol dhe vendosi që atë t;ia kthejë të zotit, një shtetas gjerman. Ai filmoi veten e tij me kamerën e makinës gjatë kohës që gjente shtëpinë e shtetasit gjerman. Fatmirësisht e gjeti dhe ia dorëzoi portofolin. Shtetasi gjerman e falënderoi shumë dhe e ‘shpërbleu’ atë me 20 euro.
    Sara nga Tirana
    Kandidatja e dytë është Sara nga Tirana, e cila, nuk zgjidhi të dhurojë para apo rroba për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri, por shprehu gatishmërinë e saj për të birësuar një fëmijë, që ka humbur familjen në rrënojat e asaj lëkundjeje të madhe. Ajo tha për JOQ se po pret momentin kur ta njoftojnë se mund të birësojë një fëmijë në Turqi apo Siri.
    Deoni
    I treti është Deoni i vogël nga Kukësi, i cili na tregoi se nuk ka rëndësi mosha për të pasur një zemër të madhe. Ai dhuroi arkën e tij të kursimeve për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Ndoshta ato pak të holla të tij nuk janë asgjë, por mesazhi i tij është shumë më i madh.
    Shoferi i kamionit
    I katërti është shqiptari, shofer kamioni, i cili u nis nga Shkupi më qindra ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Vetëm dy ditë pas tërmetit, ai mblodhi ndihma dhe u nis i vetëm drejt qytetit të shkatërruar nga lëkundjet sizmike.
    Babë e bir nga Kukësi
    Në vendin e pestë, janë babë e bir nga Kukësi. Afrim Cenaj(babai) dërgoi në redaksinë e JOQ Albania foton kur i puthte duart djalit të tij për të mos u larguar nga Shqipëria. Afrimi është pjesë e listës së heronjve për drymën që i jep djalit të tij që të kontribuojë në vendin e tij, ndërsa i biri është në listë sepse, pavarësisht situatës së vështirë në Shqipëri, po merr zanatin e babait dhe ka premtuar se do punojë për Shqipërinë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit