Komuna Qendër ka 5.000 vendparkime ndërsa janë dhënë 16.000 kartela për parkim

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 11.03.2023, 14:06

NP “Parkingjet Komuna Qendër” ka 5,170 vendparkime, ndërsa janë dhënë tri herë më shumë kartela për parkim, përkatësisht 16,130. Numri i kartelave për parkim për banorët është 13,350, ndërsa janë lidh 2,780 marrëveshje komerciale me kompani dhe të punësuar, shkruan SDK.

“Numri i shfrytëzuesve aktiv të marrëveshjeve është dinamik, përkatësisht ndryshon në pajtueshmëri me nevojat dhe numrin e shfrytëzuesve. Është e dukshme tendenca e rritjes së numrit të banorëve në komunë me çka rriten edhe nevojat për parkim. Për këtë, përkrah asaj që rritet numri i marrëveshjeve të banoerëve, paralelisht punojmë edhe në zgjerimin e përfshirjes së zonave të parkimit me të cilat menaxhon ndërmarrja jonë”, tha drejtori i “Parkingje Qendër”, Dushko Kocevski.

Nga ndërmarrja thonë se, problemi me mungesën e vendparkimeve të lira është i vazhdueshëm dhe numri i shfrytëuesve të automjeteve vazhdimisht rritet, ndërsa në mënyrë shtesë Qendra është komunë e cila ka numër më të madh të migrimit ditor të automjeteve. Mungesë më të madhe të vendparkimeve ka në sektorët “Debar Maallo”, “Kapishtec”, “Bunjakovec”, si dhe parkingjet e mbyllura në radhën e “Gradski Zid”.

“Si ndërmarrje, së bashku me Komunën Qendër, punojmë paralelisht në dy fronte – i pari është rritja e kapacitetit për parkim, ndërsa i dyti është inkurajimi i të gjithë atyre që qarkullojnë në territorin e Qendrës të shfrytëzojnë transport alternativ. Investimi i ardhshëm është vendosja e një parkingu të ri të hapur të montuar me kapacitet prej 270 vendparkimeve në Kapishtec, në rrugën Fronti Popullor. Realizimi i këtij parkingu të montuar është veç më në procedurë nga ana e Komunës Qendër dhe pritet që të realizohet gjatë këtij viti”, shtoi Kocevski.

I pyetur nëse planifikohet të ndërpritet praktika e dhënies së tiketave për parkim falas për banorët apo të kufizohet në një veturë, ai tha se po bëhen analiza.

“Është e rëndësishme të ruhet balanci mes kushteve të volitshme për qytetarët të cilët me të vërtetë varen nga automjetet e tyre dhe ngritjes së cilësisë së jetës dhe funksionimit në qendër. Në këtë drejtim, po, vazhdimisht analizojmë dhe mendojmë për ndryshime të cilat do të na ndihmojmë ta arrijmë dhe mbajmë këtë balanc. Nga ana tjetër, duhet të kihet parasysh se, shumica e institucioneve publike janë në Qendër, si dhe një numër i madh i kompanive private me çka frekuentimi ditor është mjaft i lartë dhe nevojat për parkim janë të mëdha”, tha ai.

Çmimet për parkim në parkingjet e NP “Parkingjet Komuna Qendër” janë dyfish më të lartë për dallim nga ato të NP “Parkingjet e Qytetit”, të cilat pas ardhjes në funksion të kryetares Danela Arsovska u ulën në 25 përqind.

Parkingjet publike me të cilat menaxhon NP “Parkingjet Komuna Qendër” janë të ndara në tre zona të parkimit, ndërsa çmimet janë prej në 60 deri në 100 denarë për orë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Shqiptari në Gjermani
    Shqiptari në Gjermani, i cli gjeti në rrugë një portofol dhe vendosi që atë t;ia kthejë të zotit, një shtetas gjerman. Ai filmoi veten e tij me kamerën e makinës gjatë kohës që gjente shtëpinë e shtetasit gjerman. Fatmirësisht e gjeti dhe ia dorëzoi portofolin. Shtetasi gjerman e falënderoi shumë dhe e ‘shpërbleu’ atë me 20 euro.
    Sara nga Tirana
    Kandidatja e dytë është Sara nga Tirana, e cila, nuk zgjidhi të dhurojë para apo rroba për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri, por shprehu gatishmërinë e saj për të birësuar një fëmijë, që ka humbur familjen në rrënojat e asaj lëkundjeje të madhe. Ajo tha për JOQ se po pret momentin kur ta njoftojnë se mund të birësojë një fëmijë në Turqi apo Siri.
    Deoni
    I treti është Deoni i vogël nga Kukësi, i cili na tregoi se nuk ka rëndësi mosha për të pasur një zemër të madhe. Ai dhuroi arkën e tij të kursimeve për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Ndoshta ato pak të holla të tij nuk janë asgjë, por mesazhi i tij është shumë më i madh.
    Shoferi i kamionit
    I katërti është shqiptari, shofer kamioni, i cili u nis nga Shkupi më qindra ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Vetëm dy ditë pas tërmetit, ai mblodhi ndihma dhe u nis i vetëm drejt qytetit të shkatërruar nga lëkundjet sizmike.
    Babë e bir nga Kukësi
    Në vendin e pestë, janë babë e bir nga Kukësi. Afrim Cenaj(babai) dërgoi në redaksinë e JOQ Albania foton kur i puthte duart djalit të tij për të mos u larguar nga Shqipëria. Afrimi është pjesë e listës së heronjve për drymën që i jep djalit të tij që të kontribuojë në vendin e tij, ndërsa i biri është në listë sepse, pavarësisht situatës së vështirë në Shqipëri, po merr zanatin e babait dhe ka premtuar se do punojë për Shqipërinë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit