Pacienti: I pari reagova për ilaçin “Trikafta”, ndërsa ende nuk e kam marrë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 10.03.2023, 16:51

Mungesa e ilaçit “Trikafta” për pacientët me fibrozë cistike bëri bujë të madhe në RMV. Gjatë ditës së djeshme ministri i Shëndetësisë Fatmir Mexhiti, njoftoi se kjo terapi ka arritur në vend dhe se do të dërgohet te pacientët.

Njëri prej pacientëve me fibrozë cistike Igor Pehçevski, ka reaguar në rrjetet sociale duke kërkuar që edhe ai ta merr ilaçin Trikafta. Pehçevski shkruan se është pacienti që e ka publikuar emrin e ilaçit nga krevati i spitalit dhe se e ka njoftuar opinionin për mungesën e tij.

“Derisa nuk e publikova transparentin nga shtrati i spitalit, askush nuk e dinte se çfarë ishte Fibroza Cistik, as media, as publiku, e lëre më ilaçin TRIKAFTA. Dhe tani që ilaçi është këtu dhe në klinika – UNË NUK E KAM MARRË ILAÇIN. I pyes autoritetet: A do ta marrim ne të tjerët ilaçin me kohë, sepse sëmundja është e paparashikueshme dhe progresive çdo ditë?”, ka shkruar Pacienti.

Ditën e djeshme ministri i Shëndetësisë, njoftoi se fillimisht ky ilaç do të dërgohet te pacientët që janë në gjendje më të rëndë shëndetësore.

Ndryshe, për shkak të mungesës së kësaj terapie, kishte edhe një viktimë nga sëmundja e fibrozës cistike.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Shqiptari në Gjermani
    Shqiptari në Gjermani, i cli gjeti në rrugë një portofol dhe vendosi që atë t;ia kthejë të zotit, një shtetas gjerman. Ai filmoi veten e tij me kamerën e makinës gjatë kohës që gjente shtëpinë e shtetasit gjerman. Fatmirësisht e gjeti dhe ia dorëzoi portofolin. Shtetasi gjerman e falënderoi shumë dhe e ‘shpërbleu’ atë me 20 euro.
    Sara nga Tirana
    Kandidatja e dytë është Sara nga Tirana, e cila, nuk zgjidhi të dhurojë para apo rroba për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri, por shprehu gatishmërinë e saj për të birësuar një fëmijë, që ka humbur familjen në rrënojat e asaj lëkundjeje të madhe. Ajo tha për JOQ se po pret momentin kur ta njoftojnë se mund të birësojë një fëmijë në Turqi apo Siri.
    Deoni
    I treti është Deoni i vogël nga Kukësi, i cili na tregoi se nuk ka rëndësi mosha për të pasur një zemër të madhe. Ai dhuroi arkën e tij të kursimeve për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Ndoshta ato pak të holla të tij nuk janë asgjë, por mesazhi i tij është shumë më i madh.
    Shoferi i kamionit
    I katërti është shqiptari, shofer kamioni, i cili u nis nga Shkupi më qindra ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Vetëm dy ditë pas tërmetit, ai mblodhi ndihma dhe u nis i vetëm drejt qytetit të shkatërruar nga lëkundjet sizmike.
    Babë e bir nga Kukësi
    Në vendin e pestë, janë babë e bir nga Kukësi. Afrim Cenaj(babai) dërgoi në redaksinë e JOQ Albania foton kur i puthte duart djalit të tij për të mos u larguar nga Shqipëria. Afrimi është pjesë e listës së heronjve për drymën që i jep djalit të tij që të kontribuojë në vendin e tij, ndërsa i biri është në listë sepse, pavarësisht situatës së vështirë në Shqipëri, po merr zanatin e babait dhe ka premtuar se do punojë për Shqipërinë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit