Ministria e Drejtësisë po përgadit letër të re për ekstradimin e ish kryeministrit Nikolla Gruevski, njoftoi ministri Krenar Lloga. Ai thotë se letra ka të bëjë edhe me 9 raste të tjera, ndërsa në arsyetim për ekstradim do të shkruhet se dënimin do ta vuajë në qelitë e Hagës, që plotësojnë kushtet, pasi azilin e ka fituar me arsyetimin se Maqedonia e Veriut nuk ka kushte të mira në burgje për atë kategori të dënuarish.
“Gruevizmi nuk do të ikë nga Maqedonia e Veriut derisa ky person dhe personat përrreth tij dhe kjo frymë nuk merr dënimin e merituar. Këto ditë, po pregatisim një letër kërkesë për ekstradimin e zotërisë në fjalë, për 9 vepra të tjera penale, për të cilat ai akuzohet dhe ka fletëarrest ndërkombëtar.
Në letër e sipër kam dhënë sugjerime që të shkruhet se Maqedonia e Veriut i plotëson kushtet për kategorinë e një personi si Gruevski sepse vete Gruevski i ka ndërtuar edhe qelitë për paraburgim edhe qelitë në burgje, të ashtuquajtura qelitë e Hagës të cilat i plotësojnë të gjitha standardet dhe besoj që me këto dëshmi, se ne i plotësojmë standardet për trajtimin e tij si i bugosur i veçantë, besoj që edhe të ekstradohet nga Hungaria”, tha ministri Lloga.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
Shqiptari në Gjermani
Shqiptari në Gjermani, i cli gjeti në rrugë një portofol dhe vendosi që atë t;ia kthejë të zotit, një shtetas gjerman. Ai filmoi veten e tij me kamerën e makinës gjatë kohës që gjente shtëpinë e shtetasit gjerman. Fatmirësisht e gjeti dhe ia dorëzoi portofolin. Shtetasi gjerman e falënderoi shumë dhe e ‘shpërbleu’ atë me 20 euro.
Sara nga Tirana
Kandidatja e dytë është Sara nga Tirana, e cila, nuk zgjidhi të dhurojë para apo rroba për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri, por shprehu gatishmërinë e saj për të birësuar një fëmijë, që ka humbur familjen në rrënojat e asaj lëkundjeje të madhe. Ajo tha për JOQ se po pret momentin kur ta njoftojnë se mund të birësojë një fëmijë në Turqi apo Siri.
Deoni
I treti është Deoni i vogël nga Kukësi, i cili na tregoi se nuk ka rëndësi mosha për të pasur një zemër të madhe. Ai dhuroi arkën e tij të kursimeve për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Ndoshta ato pak të holla të tij nuk janë asgjë, por mesazhi i tij është shumë më i madh.
Shoferi i kamionit
I katërti është shqiptari, shofer kamioni, i cili u nis nga Shkupi më qindra ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Vetëm dy ditë pas tërmetit, ai mblodhi ndihma dhe u nis i vetëm drejt qytetit të shkatërruar nga lëkundjet sizmike.
Babë e bir nga Kukësi
Në vendin e pestë, janë babë e bir nga Kukësi. Afrim Cenaj(babai) dërgoi në redaksinë e JOQ Albania foton kur i puthte duart djalit të tij për të mos u larguar nga Shqipëria. Afrimi është pjesë e listës së heronjve për drymën që i jep djalit të tij që të kontribuojë në vendin e tij, ndërsa i biri është në listë sepse, pavarësisht situatës së vështirë në Shqipëri, po merr zanatin e babait dhe ka premtuar se do punojë për Shqipërinë.