Kasami për “Grupin e zjarrit”: Nëse duan bashkëpunim, le të formojnë parti

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 10.03.2023, 09:45

“‘Grupi i zjarrit’ brenda BDI-së do të ishte më i pranueshëm për bashkëpunim me Lëvizjen Besa në rast se ata vendosin të shkëputen nga BDI dhe të formojnë subjekt të ri politik”.

Kështu deklaroi kreu i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami gjatë intervistës në emisionin “Rruga drejt”, Kasami shtoi se me shumicën aktuale parlamentare është mbyllur çdo mundësi bashkëpunimi.

“Për ne do të ishte e mirëseardhur nëse ata përfundimisht vendosin që të shkëputen nga BDI, formojnë parti politike dhe ulemi bashkë bëjmë një koalicion të zgjeruar opozitar me ata, me Alternativën, me parti tjera, me grupe tjera, me intelektual dhe faktorë të tjerë opozitar nga sektori civil për të cilët neve jemi të interesuar dhe jemi të gatshëm të shtrimë dorën e bashkëpunimit tek çdo forcë politike me të cilët ne vlerësojmë se votuesve shqiptar do të ju japim vlerësimin se neve kemi tejkaluar vetveten dhe neve jemi të gatshëm të formojmë një forcë fituese me të cilën do t’ju garantojmë se vota e tyre nuk do të shkon huq”, deklaroi Bilall Kasami.

Ai më herët ka realizuar edhe një takim jo formal me kryetarin e Komunës së Çairit Visar Ganiu, i cili është pjesë e “Grupit të zjarrit” brenda BDI-së.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Shqiptari në Gjermani
    Shqiptari në Gjermani, i cli gjeti në rrugë një portofol dhe vendosi që atë t;ia kthejë të zotit, një shtetas gjerman. Ai filmoi veten e tij me kamerën e makinës gjatë kohës që gjente shtëpinë e shtetasit gjerman. Fatmirësisht e gjeti dhe ia dorëzoi portofolin. Shtetasi gjerman e falënderoi shumë dhe e ‘shpërbleu’ atë me 20 euro.
    Sara nga Tirana
    Kandidatja e dytë është Sara nga Tirana, e cila, nuk zgjidhi të dhurojë para apo rroba për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri, por shprehu gatishmërinë e saj për të birësuar një fëmijë, që ka humbur familjen në rrënojat e asaj lëkundjeje të madhe. Ajo tha për JOQ se po pret momentin kur ta njoftojnë se mund të birësojë një fëmijë në Turqi apo Siri.
    Deoni
    I treti është Deoni i vogël nga Kukësi, i cili na tregoi se nuk ka rëndësi mosha për të pasur një zemër të madhe. Ai dhuroi arkën e tij të kursimeve për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Ndoshta ato pak të holla të tij nuk janë asgjë, por mesazhi i tij është shumë më i madh.
    Shoferi i kamionit
    I katërti është shqiptari, shofer kamioni, i cili u nis nga Shkupi më qindra ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Vetëm dy ditë pas tërmetit, ai mblodhi ndihma dhe u nis i vetëm drejt qytetit të shkatërruar nga lëkundjet sizmike.
    Babë e bir nga Kukësi
    Në vendin e pestë, janë babë e bir nga Kukësi. Afrim Cenaj(babai) dërgoi në redaksinë e JOQ Albania foton kur i puthte duart djalit të tij për të mos u larguar nga Shqipëria. Afrimi është pjesë e listës së heronjve për drymën që i jep djalit të tij që të kontribuojë në vendin e tij, ndërsa i biri është në listë sepse, pavarësisht situatës së vështirë në Shqipëri, po merr zanatin e babait dhe ka premtuar se do punojë për Shqipërinë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit