Identifikohet viktima e aksidentit në autostradën Shkup-Kumanovë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 09.03.2023, 16:02

Ministria e Punëve të Brendshme ka identifikuar viktimën nga aksidenti i sotëm në pikën pagesore “Rramanli” në autostradën Shkup-Kumanovë. Nga MPB bëjnë të ditur se bëhet fjalë për 24-vjeçarin D.F. nga Shkupi, ndërkaq shtojnë se trupi i pajetë i të ndjeritë është dorëzuar për autopsi.

“Me datën 09.03.2023 rreth orës 03:27 minuta në SPB-Kumanovë është raportuar se në pikën pagesore “Rramanli”, në autostradën Shkup – Kumanovë, automjeti i pasagjerëve “Volkswagen Golf” me targa të Shkupit, i drejtuar nga D.F. (24) nga Shkupi, është përplasur në shtyllën e pikës së pagesës, pas çka automjeti ka marrë flakë. Në të njëjtën kohë, drejtuesi i mjetit ka ndërruar jetë në vend, ndërsa mjeku i Emergjencës Mjekësore ka konfirmuar vdekjen e tij. Zjarri është shuar nga ekuipazhi i Njësisë Territoriale të Zjarrfikës në Kumanovë dhe nga punonjësit e stacionit të pagesës. Sipas urdhrit të prokurorit publik, trupi i pajetë i të ndjerit është dorëzuar për obduksion, ndërsa ekipi i SPB-Kumanovë ka kryer kontroll të vendit”, thonë nga MPB në raportin shtesë në lidhje me aksidentin.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Shqiptari në Gjermani
    Shqiptari në Gjermani, i cli gjeti në rrugë një portofol dhe vendosi që atë t;ia kthejë të zotit, një shtetas gjerman. Ai filmoi veten e tij me kamerën e makinës gjatë kohës që gjente shtëpinë e shtetasit gjerman. Fatmirësisht e gjeti dhe ia dorëzoi portofolin. Shtetasi gjerman e falënderoi shumë dhe e ‘shpërbleu’ atë me 20 euro.
    Sara nga Tirana
    Kandidatja e dytë është Sara nga Tirana, e cila, nuk zgjidhi të dhurojë para apo rroba për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri, por shprehu gatishmërinë e saj për të birësuar një fëmijë, që ka humbur familjen në rrënojat e asaj lëkundjeje të madhe. Ajo tha për JOQ se po pret momentin kur ta njoftojnë se mund të birësojë një fëmijë në Turqi apo Siri.
    Deoni
    I treti është Deoni i vogël nga Kukësi, i cili na tregoi se nuk ka rëndësi mosha për të pasur një zemër të madhe. Ai dhuroi arkën e tij të kursimeve për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Ndoshta ato pak të holla të tij nuk janë asgjë, por mesazhi i tij është shumë më i madh.
    Shoferi i kamionit
    I katërti është shqiptari, shofer kamioni, i cili u nis nga Shkupi më qindra ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Vetëm dy ditë pas tërmetit, ai mblodhi ndihma dhe u nis i vetëm drejt qytetit të shkatërruar nga lëkundjet sizmike.
    Babë e bir nga Kukësi
    Në vendin e pestë, janë babë e bir nga Kukësi. Afrim Cenaj(babai) dërgoi në redaksinë e JOQ Albania foton kur i puthte duart djalit të tij për të mos u larguar nga Shqipëria. Afrimi është pjesë e listës së heronjve për drymën që i jep djalit të tij që të kontribuojë në vendin e tij, ndërsa i biri është në listë sepse, pavarësisht situatës së vështirë në Shqipëri, po merr zanatin e babait dhe ka premtuar se do punojë për Shqipërinë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit