Tirana e mbuluar nga plehrat, Veliaj hedh 526 MILION Lekë për kosha dekorativë

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 02.03.2023, 15:11

Me afrimin e zgjedhjeve Erion Veliaj i është përkushtuar fushatës dhe çdo investim e bën për ta përdorur si propagandë. Këtë herë grepi i Veliajt shkon te koshat e mbeturinave. Vetëm pak më parë JOQ tregoi disa pamje aktuale se si gjendet Tirana për shkak të keqmenaxhimit të mbetjeve. Në foton më poshtë duket qartë se kontejnerët janë të amortizuar dhe mbeturinat janë hapur kudo. Edhe pse paguhen miliona lekë, kompanitë e pastrimit, në këtë rast “Eco Tirana”, nuk bën si duhet punën e kësaj.

Por, edhe vetë Veliaj merr përqindjen që i takon bashkisë nga “Eco Tirana” dhe vazhdon me aferat e tij. Këtë e tregon edhe tenderi më i fundit i Bashkisë Tiranë të publikuar në Agjencinë e Pronave publike.

Bëhet fjalë për tenderin me numër reference REF-60166-02-23-2023 dhe objekt “Blerje Kosha Stola Dekorative”. Ky tender ka si fond limit vlerën 526 MILIONË LEKË.

Pra, në një kohë kur Tirana po mbulohet nga plehrat Veliaj merret me fasadën dhe kërkon të shpenzojë mbi gjysmë miliardë lekë për disa kosha dekorativë, që në një qendër urbane nuk hyjnë në punë.

Në foton më poshtë është një shembull se si do të jenë këto kosha për të cilat Veliaj do të shpenzojë 526 MILIONË Lekë. Janë shumë të vegjël dhe lehtësisht të dëmtueshëm për një kryeqytet si Tirana. Por, kryebashkiakut nuk i intereson kjo pjesë, për të rëndësi ka që do duken bukur dhe mund t’i përdorë si reklamim për zgjedhje.

Sakaq, vlen të kujtojmë se disa muaj më parë Veliaj shpenzoi 279 milionë lekë për të mirëmbajtur këto kosha zbukurues. Ndërsa në mars të vitit 2022 hodhi 294 milionë lekë për riparimin e tyre. Dhe tani pas një viti, ai hedh këtë shifër për kosha të rinj.

Por nga i gjithë ky abuzim, në kosh përfundojnë vetëm paratë tona dhe rregullat e prokurimeve. Ndërsa plehrat i shohim kudo nëpër rrugë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Shqiptari në Gjermani
    Shqiptari në Gjermani, i cli gjeti në rrugë një portofol dhe vendosi që atë t;ia kthejë të zotit, një shtetas gjerman. Ai filmoi veten e tij me kamerën e makinës gjatë kohës që gjente shtëpinë e shtetasit gjerman. Fatmirësisht e gjeti dhe ia dorëzoi portofolin. Shtetasi gjerman e falënderoi shumë dhe e ‘shpërbleu’ atë me 20 euro.
    Sara nga Tirana
    Kandidatja e dytë është Sara nga Tirana, e cila, nuk zgjidhi të dhurojë para apo rroba për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri, por shprehu gatishmërinë e saj për të birësuar një fëmijë, që ka humbur familjen në rrënojat e asaj lëkundjeje të madhe. Ajo tha për JOQ se po pret momentin kur ta njoftojnë se mund të birësojë një fëmijë në Turqi apo Siri.
    Deoni
    I treti është Deoni i vogël nga Kukësi, i cili na tregoi se nuk ka rëndësi mosha për të pasur një zemër të madhe. Ai dhuroi arkën e tij të kursimeve për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Ndoshta ato pak të holla të tij nuk janë asgjë, por mesazhi i tij është shumë më i madh.
    Shoferi i kamionit
    I katërti është shqiptari, shofer kamioni, i cili u nis nga Shkupi më qindra ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Vetëm dy ditë pas tërmetit, ai mblodhi ndihma dhe u nis i vetëm drejt qytetit të shkatërruar nga lëkundjet sizmike.
    Babë e bir nga Kukësi
    Në vendin e pestë, janë babë e bir nga Kukësi. Afrim Cenaj(babai) dërgoi në redaksinë e JOQ Albania foton kur i puthte duart djalit të tij për të mos u larguar nga Shqipëria. Afrimi është pjesë e listës së heronjve për drymën që i jep djalit të tij që të kontribuojë në vendin e tij, ndërsa i biri është në listë sepse, pavarësisht situatës së vështirë në Shqipëri, po merr zanatin e babait dhe ka premtuar se do punojë për Shqipërinë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit