Pasi vrau 3 gra dhe mbajti në ankth Tiranën për 7 orë me arratinë e tij, Bled Çuçi përgëzon policinë për kapjen e Dan Hutrës

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 01.03.2023, 19:38

Ditën e sotme ka qenë një ditë tepër e ngarkuar për emocionet e shqiptarëve. Kjo pasi ka patur një numër tepër të lartë ngjarjesh të hidhura, si vrasje, plagosje, aksidente apo vdekje të tmerrshme në punë.

Por ngjarja kryesore pa dyshim ka qenë vrasja e tre grave dhe plagosja e tre të tjerave nga krimineli Dan Hutra. Jo vetëm kaq, por për një periudhë të gjatë kohe ky person arriti t’i shpëtonte policisë.

Fakti se ai ishte në arrati dhe mund të ndodhej kudo, ngjalli panik tek banorët e Tiranës pasi nuk kishte siguri se ku mund të shfaqej ndërkohë që ishte i armatosur. Nga ana tjetër dukej se policia nuk ekzistonte fare.

U pa qartë se ndonëse u vranë 3 persona dhe u plagosën 3 të tjerë në kryeqytet në disa vendngjarje të ndryshme, policia arriti ta kapë autorin vetëm pas 6-7 orësh. Por pa kaluar as 10 minuta nga lajmi i arrestimit, ministri Bled Çuçi nxiton të përgëzojë policinë.

Postimi i Çuçit:

Përgëzime Policisë së Shtetit për arrestimin e një krimineli të regjur, që sot mori jetë të pafajshme në Kamëz. Një ngjarje e rëndë, që mund të ishte shmangur nëse autori do të ishte në burg nga sistemi i drejtësisë në të shkuarën për skendën e tij kriminale. Edhe njëherë Policia e Shtetit dëshmoi profesionalizëm dhe bëri detyrën duke çuar prapa hekurave autorin, që nuk duhet më kurrsesi t’i shpëtojë ndëshkimit më të ashpër të drejtësisë. Ngushëllime familjeve të viktimave

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Shqiptari në Gjermani
    Shqiptari në Gjermani, i cli gjeti në rrugë një portofol dhe vendosi që atë t;ia kthejë të zotit, një shtetas gjerman. Ai filmoi veten e tij me kamerën e makinës gjatë kohës që gjente shtëpinë e shtetasit gjerman. Fatmirësisht e gjeti dhe ia dorëzoi portofolin. Shtetasi gjerman e falënderoi shumë dhe e ‘shpërbleu’ atë me 20 euro.
    Sara nga Tirana
    Kandidatja e dytë është Sara nga Tirana, e cila, nuk zgjidhi të dhurojë para apo rroba për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri, por shprehu gatishmërinë e saj për të birësuar një fëmijë, që ka humbur familjen në rrënojat e asaj lëkundjeje të madhe. Ajo tha për JOQ se po pret momentin kur ta njoftojnë se mund të birësojë një fëmijë në Turqi apo Siri.
    Deoni
    I treti është Deoni i vogël nga Kukësi, i cili na tregoi se nuk ka rëndësi mosha për të pasur një zemër të madhe. Ai dhuroi arkën e tij të kursimeve për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Ndoshta ato pak të holla të tij nuk janë asgjë, por mesazhi i tij është shumë më i madh.
    Shoferi i kamionit
    I katërti është shqiptari, shofer kamioni, i cili u nis nga Shkupi më qindra ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Vetëm dy ditë pas tërmetit, ai mblodhi ndihma dhe u nis i vetëm drejt qytetit të shkatërruar nga lëkundjet sizmike.
    Babë e bir nga Kukësi
    Në vendin e pestë, janë babë e bir nga Kukësi. Afrim Cenaj(babai) dërgoi në redaksinë e JOQ Albania foton kur i puthte duart djalit të tij për të mos u larguar nga Shqipëria. Afrimi është pjesë e listës së heronjve për drymën që i jep djalit të tij që të kontribuojë në vendin e tij, ndërsa i biri është në listë sepse, pavarësisht situatës së vështirë në Shqipëri, po merr zanatin e babait dhe ka premtuar se do punojë për Shqipërinë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit