Celibashi i KQZ paguan grekët e OGILVY me 265 milionë lekë nga paratë e shqiptarëve për t’i edukuar për votime  

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 28.02.2023, 22:14

Po pse more miq vetëm çunat vjollcë dhe blu do i vjedhin paratë tona? Po Ilirjan Celibashi i KQZ nuk do fusë ndonjë kothere në bark?

E pra, kjo është një pyetje retorike pasi sa herë vijnë zgjedhjet Celibashi sajon lloj-lloj tenderi vetëm për të kullufitur miliona lekë nga xhepat e varfër të shqiptarëve. Madje tenderi i sotëm përveçse është abuziv, tallet edhe me shqiptarët pasi KQZ do të paguajë me lekët tona grekët e kompanisë OGLIVY që të na edukojnë për votime.

Dhe nuk flitet për shifra të vogla por për plot 265 milionë lekë të vjetra me TVSH nga paratë e taksapaguesëve shqiptarë që do të përdoren për këtë qëllim. Por prisni se nuk mbaron këtu.

Tenderi është kryekëput i dyshimtë pasi në të kanë marrë pjesë vetëm dy firma nga të cilat njëra nuk ka ofruar ofertë fare. E kuptoni se sa lehtë tallen me ne dhe sa lehtë i vjedhin paratë tona? Sigurisht kjo do të ndodhë për sa kohë që SPAK është kthyer në një kufomë që nuk i hyn aspak në punë ligjit të gjorë i cili ka mbetur prej kohësh i pazbatuar.

Më konkretisht bëhet fjalë për procedurën me numër reference REF-57332-01-30-2023 dhe me objekt “Shërbime për fushatën edukuese, informuese dhe sensibilizuese”. Autori kontraktues është Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve me një fond limit prej 23,201,172 lekë të reja pa TVSH ose rreth 278 milionë lekë të vjetra me TVSH.

Duke qenë se firma tjetër në garë nuk ofroi asnjë vlerë, fituese u shpall kompania e vetme që kishte dhënë vlerë e që në rastin konkret është OGLIVY Shpk në pronësi të grekëve BOLD OGILVY & MATHER S.A dhe Konstantinos Panagiotopoulos.

Oferta fituese është në vlerën 22,042,800 lekë të reja pa TVSH ose rreth 265 milionë lekë të vjetra me TVSH. Kjo vlerë ndërkaq rezulton të jetë sa 95% e fondit limit të tenderit, duke rritur së tepërmi dyshimet se kemi të bëjmë me një fitues të paracaktuar që në fillim.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Shqiptari në Gjermani
    Shqiptari në Gjermani, i cli gjeti në rrugë një portofol dhe vendosi që atë t;ia kthejë të zotit, një shtetas gjerman. Ai filmoi veten e tij me kamerën e makinës gjatë kohës që gjente shtëpinë e shtetasit gjerman. Fatmirësisht e gjeti dhe ia dorëzoi portofolin. Shtetasi gjerman e falënderoi shumë dhe e ‘shpërbleu’ atë me 20 euro.
    Sara nga Tirana
    Kandidatja e dytë është Sara nga Tirana, e cila, nuk zgjidhi të dhurojë para apo rroba për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri, por shprehu gatishmërinë e saj për të birësuar një fëmijë, që ka humbur familjen në rrënojat e asaj lëkundjeje të madhe. Ajo tha për JOQ se po pret momentin kur ta njoftojnë se mund të birësojë një fëmijë në Turqi apo Siri.
    Deoni
    I treti është Deoni i vogël nga Kukësi, i cili na tregoi se nuk ka rëndësi mosha për të pasur një zemër të madhe. Ai dhuroi arkën e tij të kursimeve për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Ndoshta ato pak të holla të tij nuk janë asgjë, por mesazhi i tij është shumë më i madh.
    Shoferi i kamionit
    I katërti është shqiptari, shofer kamioni, i cili u nis nga Shkupi më qindra ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Vetëm dy ditë pas tërmetit, ai mblodhi ndihma dhe u nis i vetëm drejt qytetit të shkatërruar nga lëkundjet sizmike.
    Babë e bir nga Kukësi
    Në vendin e pestë, janë babë e bir nga Kukësi. Afrim Cenaj(babai) dërgoi në redaksinë e JOQ Albania foton kur i puthte duart djalit të tij për të mos u larguar nga Shqipëria. Afrimi është pjesë e listës së heronjve për drymën që i jep djalit të tij që të kontribuojë në vendin e tij, ndërsa i biri është në listë sepse, pavarësisht situatës së vështirë në Shqipëri, po merr zanatin e babait dhe ka premtuar se do punojë për Shqipërinë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit