Injoron vendimin e KPP/ Manastirliu i fal kontratën 160 mln lekë Hervin Fores

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 23.02.2023, 14:28

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, nuk pyet as për vendimet e Komisionit të Prokurimeve Publike. Në shtator të vitit 2022, u denoncuar në KPP tenderi me objekt “Blerje shtrat operator për SUT” me vlerë 31 milionë lekë. Ky tender u fitua pa garë nga firma “Euromed” e Hervin Forës. Pas shqyrtimit të ankesës dhe evidentimit të shkeljeve, KPP vendosi asaj kohe të anulojë procedurat dhe i kërkoi autoritetit kontraktor të rishikojë tenderin. Pas 4 muajsh me urdhër të ministres Manastirliu, Spitali i Traumës e risjellë këtë tender, por duke anashkaluar totalisht vendimin e KPP.

Nga dokumentet shihet qartë që e vetmja gjë që ka ndryshuar ministrja është fondi limit, i cili është rritur dhe nga 3o milionë lekë ka shkuar në 160 milionë lekë me tvsh. Por, fituesi mbetet sërish Hervin Fora dhe tenderi klasifikohet sërish në kontratat me “Flamur të kuq”. Sepse edhe këtë herë nuk ka pasur garë të mirëfilltë.

Kompanitë që kanë paraqitur ofertë janë ndryshe nga ato të parat, por edhe këto sipas Manastirliut nuk i plotësojnë kushtet që plotëson Euromed. Kështu i ka skualifikuar në fazën e parë dhe fitoren pa konkurrim fare e mori Fora.

Veprime që tregojnë qartë se kemi të bëjmë me fitues të paracaktuar. Me pak fjalë Manastirliu po e shkel ligjin me dëshirën dhe vetëdijen më të plotë. Aq sa guxon edhe të “përdhosë” vendimin e KPP. Kjo nge alarmin për instancat e tjera përkatëse, të cilat duket se po flenë.

Nëse do të blihen vërtetë apo jo këtë shtretër përgjigja nuk mund të jetë e sigurt. Për aq kohë sa kontrata nuk është e rregullt dhe paratë janë në duart e një oligarkut tenderësh.

Sikur përmendëm më lartë, në shator një nga kompanitë e interesuara e ka denoncuar këtë tender pranë Komisionit të Prokurimeve Publike. Në dokument evidentohet skema e manipulimit nga ky institucion. Në ankesë pretendohet se tenderi në fjalë ka pasur një fitues të paracaktuar.

Ankimuesi shprehet se të dhënat e dokumenteve tregojnë që mallrat janë marrë nga kompania prodhuese në Turqi, ku çmimi është regjistruar shumë më i lirë nga oferta që ka paraqitur edhe ankimuesi Aquaris Medical” SHPK . Në këto të dhëna tregohet qartë se kompania Aquaris Medical” SHPK dhe operatorët e tjerë që kanë paraqitur oferta më të lira, kanë të gjithë kapacitetin të mbulojnë shpenzimet për këto mallra me prodhim nga Turqia.

Por, Manastirliu jo vetëm që nuk e ka marrë parasysh këtë fakt, por edhe i ka shtuar fondin tenderi. Në këtë rast tregon se edhe KPP është një institucion kufomë për qeverinë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Shqiptari në Gjermani
    Shqiptari në Gjermani, i cli gjeti në rrugë një portofol dhe vendosi që atë t;ia kthejë të zotit, një shtetas gjerman. Ai filmoi veten e tij me kamerën e makinës gjatë kohës që gjente shtëpinë e shtetasit gjerman. Fatmirësisht e gjeti dhe ia dorëzoi portofolin. Shtetasi gjerman e falënderoi shumë dhe e ‘shpërbleu’ atë me 20 euro.
    Sara nga Tirana
    Kandidatja e dytë është Sara nga Tirana, e cila, nuk zgjidhi të dhurojë para apo rroba për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri, por shprehu gatishmërinë e saj për të birësuar një fëmijë, që ka humbur familjen në rrënojat e asaj lëkundjeje të madhe. Ajo tha për JOQ se po pret momentin kur ta njoftojnë se mund të birësojë një fëmijë në Turqi apo Siri.
    Deoni
    I treti është Deoni i vogël nga Kukësi, i cili na tregoi se nuk ka rëndësi mosha për të pasur një zemër të madhe. Ai dhuroi arkën e tij të kursimeve për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Ndoshta ato pak të holla të tij nuk janë asgjë, por mesazhi i tij është shumë më i madh.
    Shoferi i kamionit
    I katërti është shqiptari, shofer kamioni, i cili u nis nga Shkupi më qindra ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Vetëm dy ditë pas tërmetit, ai mblodhi ndihma dhe u nis i vetëm drejt qytetit të shkatërruar nga lëkundjet sizmike.
    Babë e bir nga Kukësi
    Në vendin e pestë, janë babë e bir nga Kukësi. Afrim Cenaj(babai) dërgoi në redaksinë e JOQ Albania foton kur i puthte duart djalit të tij për të mos u larguar nga Shqipëria. Afrimi është pjesë e listës së heronjve për drymën që i jep djalit të tij që të kontribuojë në vendin e tij, ndërsa i biri është në listë sepse, pavarësisht situatës së vështirë në Shqipëri, po merr zanatin e babait dhe ka premtuar se do punojë për Shqipërinë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit