“Leku sheshit” në Bashkinë Elbasan, 700 milionë i jepen firmës që dha ofertën më të lartë

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 21.02.2023, 22:38

Erdhën zgjedhjet miq! Si papritur e pa kujtuar dita po afron dhe domosdo duhen bërë gati paratë për të mbushur thasët që duhet të shkojnë tëk ata që sigurojnë vota. Vihet re një rritje e konsiderueshme e tenderave të dyshimtë kryesisht nga bashkitë e vendit.

Duket se kësaj loje nuk i ka shpëtuar as bashkia Elbasan e drejtuar nga Gledian Llatja. Ky institucion ka organizuar një tender të dyshimtë që mban numrin e referencës REF-50469-11-18-2022 dhe ka si objekt “Ndërtim rrjeti KUZ në zonat informale”.

Fondi limit i kësaj procedure është 58,393,976 lekë të reja pa TVSH ose rreth 700 milionë lekë të vjetra me TVSH. Por le të shohim dokumentacionin e tenderit. Vihet re me habi se fitues është shpallur firma që ka dhënë ofertën më të lartë.

Normalisht në një tender normal duhet të ndodhte e kundërta. Por duke qenë se tenderat përgjithësisht janë tërësisht fiktivë, kjo është tashmë një gjë ”normale” për Shqipërinë. Shikohet se fitues është shpallur bashkimi i kompanive “XHAST” Sh.p.k & "DENIS-05" për një ofertë prej 57,339,845 lekë të reja pa TVSH ose gati 700 milionë lekë të vjetra me TVSH.

Ndërkohë në total kanë marrë pjesë vetëm 4 firma, nga të cilat siç thamë ka fituar ajo që ka dhënë ofertën më të lartë. Por “çudia” nuk mbaron këtu. Shikohet gjithashtu se vlera fituese është thuajse 100% e barabartë me fondin limit të tenderit. Ky fakt i shton akoma më shumë dyshimet se tenderi është me shumë gjasa fiktiv. Çfarë mendimi ka SPAK?

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Shqiptari në Gjermani
    Shqiptari në Gjermani, i cli gjeti në rrugë një portofol dhe vendosi që atë t;ia kthejë të zotit, një shtetas gjerman. Ai filmoi veten e tij me kamerën e makinës gjatë kohës që gjente shtëpinë e shtetasit gjerman. Fatmirësisht e gjeti dhe ia dorëzoi portofolin. Shtetasi gjerman e falënderoi shumë dhe e ‘shpërbleu’ atë me 20 euro.
    Sara nga Tirana
    Kandidatja e dytë është Sara nga Tirana, e cila, nuk zgjidhi të dhurojë para apo rroba për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri, por shprehu gatishmërinë e saj për të birësuar një fëmijë, që ka humbur familjen në rrënojat e asaj lëkundjeje të madhe. Ajo tha për JOQ se po pret momentin kur ta njoftojnë se mund të birësojë një fëmijë në Turqi apo Siri.
    Deoni
    I treti është Deoni i vogël nga Kukësi, i cili na tregoi se nuk ka rëndësi mosha për të pasur një zemër të madhe. Ai dhuroi arkën e tij të kursimeve për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Ndoshta ato pak të holla të tij nuk janë asgjë, por mesazhi i tij është shumë më i madh.
    Shoferi i kamionit
    I katërti është shqiptari, shofer kamioni, i cili u nis nga Shkupi më qindra ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Vetëm dy ditë pas tërmetit, ai mblodhi ndihma dhe u nis i vetëm drejt qytetit të shkatërruar nga lëkundjet sizmike.
    Babë e bir nga Kukësi
    Në vendin e pestë, janë babë e bir nga Kukësi. Afrim Cenaj(babai) dërgoi në redaksinë e JOQ Albania foton kur i puthte duart djalit të tij për të mos u larguar nga Shqipëria. Afrimi është pjesë e listës së heronjve për drymën që i jep djalit të tij që të kontribuojë në vendin e tij, ndërsa i biri është në listë sepse, pavarësisht situatës së vështirë në Shqipëri, po merr zanatin e babait dhe ka premtuar se do punojë për Shqipërinë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit