Shëndetësia “falas” në Elbasan, punonjësja e Poliklinikës jep letrat pa radhë nga dritarja kundrejt pagesës  

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 20.02.2023, 21:17

Ditën e sotme një situatë kaotike është vënë re në Poliklinikën e Specialiteteve në Elbasan. Qindra qytetarë janë paraqitur pranë këtij institucioni për të marrë dokumentet e nevojshme për rinovimin e patentës.

Por siç ndodh shpesh në të tilla raste, “më të shkathëtit” e gjetën zgjidhjen. Në vend që të prisnin në radhë si gjithë të tjerët nga pjesa e brendshme e godinës, ata afroheshin nga dritaret e jashtme dhe mbaronin punë më shpejt kundrejt pagesës. Kështu denoncon një qytetar nga Elbasani sipas një mesazhi të dërguar në redaksinë tonë ditën e sotme.

Mesazhi i qytetarit:

Pershendetje JOQ, kjo ishte situata kaotike sot gjithe diten ne Elbasan, qytetare te cilet prisnin ne rradhe per te marre mandatin per te kryer vizitat (sy dhe vesh) per tu regjistruar ne kursin e patentes … dhe nderkohe disa tipa i fusnin letrat nga dritarja qe te mbaronin pune me shpejt. Pasi punonjesja u mbush me bakshishe nga qytetaret e dritareve, e mbylli arken ne 1 e 30 nderkoh qe puna shtetit mbyllet ne 3-4. Pamjet janë nga Poliklinika e Specialiteteve Elbasan. Faleminderit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Shqiptari në Gjermani
    Shqiptari në Gjermani, i cli gjeti në rrugë një portofol dhe vendosi që atë t;ia kthejë të zotit, një shtetas gjerman. Ai filmoi veten e tij me kamerën e makinës gjatë kohës që gjente shtëpinë e shtetasit gjerman. Fatmirësisht e gjeti dhe ia dorëzoi portofolin. Shtetasi gjerman e falënderoi shumë dhe e ‘shpërbleu’ atë me 20 euro.
    Sara nga Tirana
    Kandidatja e dytë është Sara nga Tirana, e cila, nuk zgjidhi të dhurojë para apo rroba për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri, por shprehu gatishmërinë e saj për të birësuar një fëmijë, që ka humbur familjen në rrënojat e asaj lëkundjeje të madhe. Ajo tha për JOQ se po pret momentin kur ta njoftojnë se mund të birësojë një fëmijë në Turqi apo Siri.
    Deoni
    I treti është Deoni i vogël nga Kukësi, i cili na tregoi se nuk ka rëndësi mosha për të pasur një zemër të madhe. Ai dhuroi arkën e tij të kursimeve për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Ndoshta ato pak të holla të tij nuk janë asgjë, por mesazhi i tij është shumë më i madh.
    Shoferi i kamionit
    I katërti është shqiptari, shofer kamioni, i cili u nis nga Shkupi më qindra ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Vetëm dy ditë pas tërmetit, ai mblodhi ndihma dhe u nis i vetëm drejt qytetit të shkatërruar nga lëkundjet sizmike.
    Babë e bir nga Kukësi
    Në vendin e pestë, janë babë e bir nga Kukësi. Afrim Cenaj(babai) dërgoi në redaksinë e JOQ Albania foton kur i puthte duart djalit të tij për të mos u larguar nga Shqipëria. Afrimi është pjesë e listës së heronjve për drymën që i jep djalit të tij që të kontribuojë në vendin e tij, ndërsa i biri është në listë sepse, pavarësisht situatës së vështirë në Shqipëri, po merr zanatin e babait dhe ka premtuar se do punojë për Shqipërinë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit