“Boll! Bir k**ve”/ Lukaku dhe Barrella kapen në mes të lojës, trajneri Inzaghi reagon me kritika (VIDEO)

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 14.02.2023, 11:23

Interi u përball ditën e djeshme ndaj Sampdorias dhe nuk mori dot më shumë se një barazim pa gola. Duke parë edhe mënyrën sesi shkoi sfida, gjithë vëmendjen në fushën e lojës e mori një konflikt verbal mes Barrellas dhe Lukakut në pjesën e parë.

Belgu ka humbur shumë nga forma e tij fizike dhe ditën e djeshme bëri gabime të njëpasnjëshme në kontrollin e topit. Në një moment kur Lukaku gaboi, Barrella shfaqi pakënaqësi dhe shoku i tij nuk e priti aspak mirë këtë reagim të shokut të ekipit.

Kamerat kanë filmuar gjithë momentin dhe Lukakun nuk e mbajtën aspak nervat dhe i drejtohet shokut të tij të ekipit me fjalët: “Mjaft! Mjaft tani! Kuptove? Mos bëj kështu. Shko p**dhu, bir k***e.” Pas ndeshjes në lidhje me këtë zënkë ka reaguar trajneri i zikaltërve, Simone Inzaghi.

“Këto janë gjëra që në fushë absolutisht nuk dua t’i shoh. Ata janë miq të shkëlqyer dhe në fund të ndeshjes po qëndronin bashkë. Situata u qetësua menjëherë, që pas përfundimit të pjesës së parë”, tha ndër të tjera Inzaghi.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Shqiptari në Gjermani
    Shqiptari në Gjermani, i cli gjeti në rrugë një portofol dhe vendosi që atë t;ia kthejë të zotit, një shtetas gjerman. Ai filmoi veten e tij me kamerën e makinës gjatë kohës që gjente shtëpinë e shtetasit gjerman. Fatmirësisht e gjeti dhe ia dorëzoi portofolin. Shtetasi gjerman e falënderoi shumë dhe e ‘shpërbleu’ atë me 20 euro.
    Sara nga Tirana
    Kandidatja e dytë është Sara nga Tirana, e cila, nuk zgjidhi të dhurojë para apo rroba për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri, por shprehu gatishmërinë e saj për të birësuar një fëmijë, që ka humbur familjen në rrënojat e asaj lëkundjeje të madhe. Ajo tha për JOQ se po pret momentin kur ta njoftojnë se mund të birësojë një fëmijë në Turqi apo Siri.
    Deoni
    I treti është Deoni i vogël nga Kukësi, i cili na tregoi se nuk ka rëndësi mosha për të pasur një zemër të madhe. Ai dhuroi arkën e tij të kursimeve për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Ndoshta ato pak të holla të tij nuk janë asgjë, por mesazhi i tij është shumë më i madh.
    Shoferi i kamionit
    I katërti është shqiptari, shofer kamioni, i cili u nis nga Shkupi më qindra ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Vetëm dy ditë pas tërmetit, ai mblodhi ndihma dhe u nis i vetëm drejt qytetit të shkatërruar nga lëkundjet sizmike.
    Babë e bir nga Kukësi
    Në vendin e pestë, janë babë e bir nga Kukësi. Afrim Cenaj(babai) dërgoi në redaksinë e JOQ Albania foton kur i puthte duart djalit të tij për të mos u larguar nga Shqipëria. Afrimi është pjesë e listës së heronjve për drymën që i jep djalit të tij që të kontribuojë në vendin e tij, ndërsa i biri është në listë sepse, pavarësisht situatës së vështirë në Shqipëri, po merr zanatin e babait dhe ka premtuar se do punojë për Shqipërinë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit