Studimi/ Zbulohet proteina që bllokon infeksionin Covid-19 në mushkëri

Shkruar nga: Y Pepa | Publikuar më: 11.02.2023, 19:11

Shkencëtarët në Australi, Britani dhe SHBA kanë zbuluar një proteinë në mushkëri që bllokon infeksionin covid-19 dhe formon një pengesë natyrore mbrojtëse në trup kundër koronavirusit.

Vlerësohet se jo të gjithë njerëzit e kanë këtë proteinë në të njëjtën masë, e cila ndoshta luan një rol në faktin se sa keq do të sëmuret dikush që preket nga covid-19.

Proteina e quajtur LRRC15 është një receptor i integruar që lidhet me virusin SARS-CoV-2, duke e parandaluar atë të përhapet dhe të infektojë qelizat e tjera.

Zbulimi i papritur hap një fushë krejtësisht të re të kërkimit imunologjik dhe potencialisht hap mundësi për zhvillimin e barnave të reja për të parandaluar infeksionin nga ky virus dhe të tjerët. Megjithatë, do të duhen vite derisa një gjë e tillë të bëhet realitet.

Studiuesit e Universitetit të Sidneit, të udhëhequr nga profesori Greg Neely, si dhe i universiteteve të Oksfordit dhe Yale, të cilët bënë publikimin e studimit në revistën e biologjisë "PLoS Biology", konfirmuan veprimin e proteinës në tre studimet të pavarura.

"Ne mendojmë se ai vepron si një shirit ngjitës, apo si Velcro molekulare, që ngjitet me virusin dhe më pas e tërheq atë nga qelizat që ai ka synuar”, tha studiuesi postdoktoral Lipin Lu.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Djali tek Sheshi Skënderbej
    I pari në listë është i riu, që në daljen e tij në sheshin Skënderbej, në fillim të vitit, vendosi që të gëzonte një vajzë të mitur, të pastrehë, që po shijonte vetëm nga jashtë lodrat që ishin vendosur në qendër të Tiranës. Teksa ai e pa, që ajo nuk kishte mundësi ekonomike për të hipur në karusel, e mori dhe bashkë me të shijuan një xhiro.
    Qytetari nga Kavaja
    Kandidati i dytë është djali nga Kavaja që vendosi t’i hapte derën e shtëpisë Gabrielit, të riut që flinte në rrugët e Tiranës, pasi vuante nga probleme të shëndetit mendor. Ai ishte i vetëm, pasi nuk kishte familje dhe qytetari nga Kavaja vendosi që ta strehonte në banesën e tij.
    I riu zemërgjerë
    Kandidati i tretë, është i riu nga Tirana, i cili ndaloi makinën në mes të rrugës, në një kohë me shi dhe zbriti nga automjeti për t’i dhënë një palë këpucë dhe një xhup një të moshuare, që po lypte tek makinat, që kishin mbetur në trafik. Ai u kujdes personalisht që ajo t’i vishte ato që i dhuroi dhe më pas u largua.
    Djali që ndihmoi të moshuarin
    Kandidati i katërt, është një tjetër i ri, i cili po ashtu ndaloi makinën në rrugë për të ndihmuar një të moshuar që i ishte prishur biçikleta. Ai bëri aq sa mundi, që i moshuari të rregullonte biçikletën dhe më pas të largohej drejt banesës së tij.
    Greis dhe Rakel
    Në vendin e pestë kemi motër e vëlla, Greisin dhe Rakelin, dy të vegjëlit, që detyruan nënën e tyre të ndalonte makinën për t'i dhënë disa të holla një djali të mitur që po lypte në rrugë. I mituri kishte në krahë një fëmjë të vogël dhe kjo preku më shumë motër e vëlla. Ata i lëshuan disa të holla bashkëmoshatarit të tyre dhe më pas u larguan me të ëmën.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit